RAJON

Osmani siguroi Kosnettin për krijimin e një platforme të mirëfilltë të dialogut me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Me këtë rast, Ambasadori Kosnett e uroi dhe njëherë Presidenten Osmani për marrjen e detyrës, duke theksuar që ashtu siç Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA-të, e njëjta vlejnë dhe për SHBA-të dhe angazhimin e tyre karshi vendit tonë.

Ndërkaq, presidentja Osmani ka thënë se në përputhje me kompetencat kushtetuese, politika e jashtme, siguria, e forcimi tutje i shtetësisë do të jenë pa mëdyshje në fokus të parë.

Osmani ka thënë se do të angazhohet për të ndihmuar në drejtim të sigurimit të vaksinave për qytetarët e Kosovës. Ndërlidhur me çështjen e pandemisë, të dyja palët theksuan nevojën për respektim të plotë të masave të prezantuara të qeverisë, si mënyra më e sigurt dhe e duhur për të shpëtuar jetë.

Në takim, Presidentja Osmani po ashtu e siguroi Ambasadorin Kosnett që do të angazhohet në plotni që të krijojë një platform të mirëfilltë të dialogut me gjithë spektrin politik, duke cekur që në këtë drejtim theks të veçantë do t’i jap konsultimeve me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin.

LEXO »  Vetëvendosje paralajmëron zgjedhje në rast se Osmani nuk bëhet presidente: Nuk pranojmë asnjë kandidat tjetër

Lajme të ngjashme

Lajçak: Kurti e di që bashkësia ndërkombëtare pret vazhdimin e dialogut

Press Online

Politikani kosovar që ka shtëpi në vlerë gati 18 milionë euro

PressOnline.mk

LIVE/Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës

PressOnline.mk

Kosovë, seanca për presidentin vazhdon edhe sot

Press Online

Identiteti kulturor i Shqiptarëve në Serbi dhe rreziku i ndryshimit?

Press Online

“Pak qetësi”, Rama ndërpret fjalën gjatë thirrjes së ezanit (Video)

PressOnline.mk