MAQEDONI

Partitë shqiptare akuzojnë Micovskin: Përdor regjistrimin për politikë ditore

Partitë politike shqiptare akuzojnë kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski se po bënë politikë ditore me çështjen e regjistrimit të diasporës. Deputeti i Koalicionit ASH-AAA, Elmi Aziri, thotë se Ligji është i qartë ku thekson se edhe diaspora regjistrohet.

Fatkeqësisht po dalin në sipërfaqe të gjitha dilemat tona, se edhe deklaratat pas atij takimi edhe të Mickovskit edhe të Zaevit janë në funksion të intervenimeve të mundshme edhe në metodologji edhe në Ligj. Fatkeqësia është se pjesë e kësaj tendence po bëhet edhe Ali Ahmeti me BDI. Për ne si koalicion opozitar është i papranueshëm çdo intervenim qoftë në metodologji qoftë në ligj – deklaroi Elmi Aziri, ASH-AAA.

Deputeti i BDI-së, Arbër Adem thotë se në metodologjinë dhe Ligjin për regjistrim aspak nuk përmendet fjala evidentin.

Pra Ligji është i qartë, Metodologjia është e qartë. Thotë numri i përgjithshëm i të regjistruarve përfshin numrin e të regjistruarve rezident dhe numrin e të regjistruarve jo rezident, kjo është totali, numri i përgjithshëm i të regjistruarve është dispozitë eksplicite, është dispozitë shprehimore në metodologji. Kështu që nuk ka kurrfarë lloj dilemash – tha Arbër Ademi, BDI.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski edhe dje përsëriti qëndrimi se diaspora evidentohet. Ai tha se nuk do të pranojë që shtetasit e Maqedonisë së Veriut që jetojnë më shumë se një vit jashtë të jenë të barabartë me qytetarët rezident në vend. Edhe kreu i Entit për Statistike Apostol Simovski hodhi poshtë pohimet e Mickovskit për diasporën duke e quajtur si veprim i VMRO-së për pikë politike.

Metodologjia për Regjistrimin e Popullsisë thotë se regjistrimi do të ndahet në tre kategori dhe atë, për shtetasit rezident, shtetasit jorezident dhe Popullsia e plotë e regjistruar, e cila do të jetë kategoria që do t’i përfshijë në një vend të gjithë qytetarët e regjistruar, pa dallim nëse janë rezident, ose diasporë.

LEXO »  Deputetët t’i sjellin ligjet që të implementohen masat ekonomike

Lajme të ngjashme

ESHS: Sot nuk do të nis regjistrimi në terren, do të presim çka do vendos qeveria

PressOnline.mk

Ndaloni rënien e flokëve me mënyra natyrale

Press Online

Filipçe: Çmimi i trajtimit të Covid-19 në spitale private do të kufizohet në 40 mijë deri 305 mijë denarë

PressOnline.mk

A mundet kafja dhe çaji të zëvendësojnë ujin

Press Online

Muaji i Ramazanit, shoqata SOS ndan pako ushqimore për familjet skamnore

PressOnline.mk

Cilat janë pritshmëritë e Maqedonisë së Veriut nga presidenca portugeze

Press Online