BOTA

Politikani meksikan filloi fushatën nga një arkivol

Një kandidat për Kongresin meksikan nisi fushatën zgjedhore në një arkivol të martën (6 prill) për të nxjerrë në pah mijëra vdekje të vendit nga pandemia e coronavirusit dhe dhuna e lidhur me kartelet e drogës.

Carlos Mayorga, një kandidat i dhomës së ulët për partinë Encuentro Solidario në shtetin verior të Chihuahua, tha se po ju dërgonte një mesazh politikanëve që njerëzit po vdesin “për shkak të indiferencës së tyre”. Mayorga mbërriti brenda një arkivoli me ngjyrë ari në një tubim fushate në një urë midis qytetit kufitar meksikan të Ciudad Juarez dhe El Paso, Texas, raporton straitstimes.

Ai u shoqërua nga ndihmës të veshur me pajisje mbrojtëse personale dhe mbanin buqeta me lule për të tërhequr vëmendjen për numrin e të vdekurve në shtetin meksikan prej më shumë se 200 mijë – një nga më të lartët në botë.

Politikanët “kanë heshtur për nivelet e larta të krimit të organizuar. Ata kanë heshtur për situatën kaotike COVID-19”, tha Mayorga.

Më shumë se 300 mijë njerëz janë vrarë në Meksikë që kur qeveria vendosi ushtrinë në luftën kundër drogës në 2006, sipas shifrave zyrtare. Fushata për zgjedhjet afatmesme të qershorit ka sjellë një valë të dhunës politike e cila ka parë 16 kandidatë të vrarë. /Telegrafi

LEXO »  Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Austri

Lajme të ngjashme

Brukseli kërkon pasaportat e vaksinimit për Covid

PressOnline.mk

SHBA sanksione të reja kundër Turqisë mbi “S-400”, çfarë shkruajnë mediat greke

PressOnline.mk

Çekuilibër tronditës në shpërndarjen e vaksinave, thotë OBSH

PressOnline.mk

Portugalia merr presidencën e BE-së

Press Online

Një nxënës i vdekur dhe një polic i plagosur pas të shtënave në një shkollë në Amerikë

PressOnline.mk

Liderët botërorë kërkojnë marrëveshje për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme

PressOnline.mk