MAQEDONI TOP LAJM

Programe bashkëkohore mësimore në vitin e ri shkollor për nxënësit e klasave të para

Nxënësit nga klasat e para vitin e ri shkollor do ta fillojnë me programe bashkëkohore mësimore krejtësisht të reja, përpunimi i të cilave është në përputhje me dinamikën në planin për reformën e plotë të sistemit arsimor kombëtar, i cili filloi me miratimin e Konceptit të ri për arsimin fillor, ndërsa tashmë është në fazën përfundimtare, kumtuan Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga MASH theksuan se rezultatet nga puna e deritanishme e grupit punues të përbërë nga disa ekipe dhe draft versioni i programeve mësimore u prezantuan sot para Ministres së Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.

Ministria theksoi se në fillim të muajit të kaluar, Byroja për Zhvillimin e Arsimit përmes një thirrje publike i zgjodhi bashkëpunëtorët – mësues nga shkollat dhe institucione të larta të arsimit edhe atë në një numër më të madh, për dallim nga praktika në të kaluarën, ndërsa të cilët së bashku me këshilltarët e këtij institucioni e filluan krijimin e planprogrameve të reja.

“Më pas, gjatë gjithë procesit të përpunimit të programeve, konsultohen ekspertë nga fushat në të cilat bazohet Koncepti i ri, siç janë barazia gjinore, gjithëpërfshirja dhe multikulturalizmi, ndërsa vëmendje i kushtohet edhe gjetjes së mënyrave të përshtatshme për ta paraqitur rëndësinë dhe qasjen e studentëve në çështje të caktuara si mbrojtja e mjedisit jetësor, respektimi i të drejtave, zhvillimi i përgjegjësisë dhe të ngjashme”, theksuan nga MASH.

Nga Ministria theksuan se programet e reja mësimore duhet të sigurojnë një dukshmëri më të madhe të integrimit, përkatësisht të mundësojnë realizimin e temave të ndërlidhura nga lëndë të ndryshme gjatë së njëjtës klasë, në mënyrë që të sintetizohen perspektivat e ndryshme për këtë temë kudo që të jetë e mundur, përmes përmbajtjeve dhe aktiviteteve të caktuara për realizimin e tyre.

LEXO »  Nëse dëshironi një zorrë të shëndetshme, hajeni këtë produkt çdo ditë

Nga Ministria theksuan se është thelbësore për programet e reja mësimore që për herë të parë, ato të përpunohen në bazë të Standardeve Kombëtare bazuar në kompetencat dhe përqendrohen në rezultatet nga të mësuarit.

“Kjo do të thotë që në të njëjtat është përcaktuar saktësisht se çfarë kompetencash, përkatësisht njohuri, shkathtësi dhe qëndrime pritet të marrin nxënësit gjatë arsimit fillor, me anë të të cilave mësimdhënësi tani merr autonomi të plotë në krijimin e aktiviteteve dhe zgjedhjen e materialeve mësimore me çka do të përshtatet mësimdhënia ndaj nxënës individual ose grupe të nxënësve në mënyrë që të arrijnë atë që është vendosur me rezultatet nga të mësuarit, theksuan nga MASH.

“Ju kujtojmë se Standardet Kombëtare bazuar në kompetencat mbi të cilat përpunohen programet e reja mësimore janë miratuar gjatë muajit shkurt. Me të njëjtat janë përfshirë kompetencat kryesore për mësimin gjatë gjithë jetës të përfshira në rekomandimet e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe rekomandimet që dalin nga studimet ndërkombëtare në mënyrë që të përmirësohet cilësia e arsimit në vendet anëtare”, theksuan nga MASH.

Menjëherë pas miratimit të programeve të reja mësimore, shtuan nga MASH, do të vijojnë trajnime për mësuesit, të cilat do të realizohen përmes tre moduleve gjatë majit, qershorit dhe gushtit.

Lajme të ngjashme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

PressOnline.mk

Oda Ekonomike: Të mos luhet me fatin e punëtorëve

PressOnline.mk

Fundjavë me reshje intensive të shiut

PressOnline.mk

Selami: Habitem se pse maqedonasit i ftojnë maqedonasit që të mos regjistrohen

Press Online

Përdorni qepën për shëndetin e trurit dhe sistemin nervor

Press Online

Sanksionohen 163 vozitës në Shkup, 75 për tejkalim të shpejtësisë

Press Online