MAQEDONI

Qengjat, 40 denarë më lirë se vjet

Kultivuesit e dhenve në Maqedoni me vite ankohen për çmimet e ulëta grumbulluese të qengjave, për vështirësinë e gjetjes së fuqisë punëtore, çmimet më të larta të prodhimit se kostoja e shitjes që mbulohet me çmimin e djathit, vonesat e subvencioneve që shpesh nuk ofrohen në muajt para vitit të ri, ulja e interesimit për mbajtjen e dhenve e kështu me radhë. Me fjalë tjera, hallet dhe brengat e fermerëve që kultivojnë dhen nuk kanë të sosur. Mirëpo, ekspertët e kësaj lëmie me një përvojë shumëvjeçare të drejtpërdrejtë nga terreni, thonë se është e vërtetë se problemet e tilla përsëriten nga viti në vit dhe shumë ngadalë po gjejnë zgjidhje.

Njohësit e blegtorisë vlerësojnë se një konkurrencë më e madhe në shitblerjen e qengjave, organizimi i vetë blegtorëve, shitja e mishit të qengjit në kofshë dhe pjesë tjera më të vogla dhe jo në tërësi, orientimi ndaj promovimit të specialiteteve gastronomike dhe bio dhe jo vetëm i mishit të qengjit në hell – do të sjellin dobi të madhe për blegtorët. Sipas ekspertit të blegtorisë, Lulzim Fejzullahu, problemet e kultivimit të dhenve në Maqedoninë e Veriut janë të shumëllojshme dhe komplekse, ku të gjithë e kanë nga pak fajin dhe nuk kanë vetëm një emërues.

“Problemi i çmimeve të ulëta grumbulluese për çka ankohen blegtorët dhe problemet e tjera të tyre – rrjedhin nga më shumë faktorë, duke filluar nga mënyra tradicionale e kultivimit që nuk po ndryshon në hap me trendet moderne. Për shembull, blegtorët tanë e mbajnë qengjin për dy muaj dhe ja shesin më vonë thertores apo ndërmjetësve në vend se të investojnë në konfeksionimin e pjesëve të ndryshme të mishit të qengjit si kofshët – që nesër në mënyrë të organizuar, do t’ia shesin rrjeteve tregtare në vend, duke arritur edhe çmim shumë më të lartë”, vlerëson Fejzullahu. Sipas tij, nuk janë pa faj në këtë drejtim as tregtarët dhe as shteti.

LEXO »  Shurupi kundër kollës që përgatitet në kushte shtëpiake

“Gjatë shitblerjes së qengjave, kemi një monopol të thertoreve dhe ndërmjetësve të ndryshëm që diktojnë edhe çmimin. Por për këtë – fajin e kanë edhe vet blegtorët që nuk janë të organizuar si duhet, andaj edhe shfrytëzohen këto dobësi të tyre. Pra, blegtorët nuk janë unik apo janë të shpërndarë, nuk kanë pas tyre shoqata të fuqishme që do t’u qëndrojnë pas dhe që do të posedojnë shkathtësi të negociojnë nesër më mirë për të arritur një çmim më të favorshëm, andaj edhe ato e kanë të vështirë të arrijnë marrëveshje me kushtet që do të kënaqin të dyja palët”, thotë Fejzullahu, ndërsa shton se edhe shteti – përskaj ndihmave të tjera për kultivuesit e dhenve, duhet të mbështesë më shumë organizmin e tyre në shoqata që të arrijnë vlerë të shtuar të prodhimtarisë së tyre.

Nuk duhet harruar promovimin e qengjit si ushqim bio apo organik nëpër restorante, promovimin e qindra recetave të përgatitjes së mishit të qengjit dhe jo vetëm pjekjes në hell, promovimit të Slou Fud, që promovon ushqim të pastër ekologjik dhe të shëndetshëm për të gjithë, që prodhohet në mënyrë lokale tradicionale, duke ofruar edhe për turistët vendor edhe për ato të huaj – për shembull edhe gjella dhe haje të ndryshme siç janë “pajdaqet” apo “kukureku”, në Shqipëri për shembull , konstaton Fejzullahu.

Ndryshe, deri para disa ditësh – ishin eksportuar mbi 170 mijë qengja jashtë shtetit, ndërsa në shitje e sipër janë edhe 30 mijë qengja të tjera. Çmimi i tyre grumbullues sivjet ka qenë prej 135 deri 140 denarë në raport me 180 denarë për kilogram sa ishte vite më parë. Blegtorët thonë se çmimi i arsyeshëm do të ishte së paku 200 denarë për kilogram. Vlerësohet se sivjet, edhe kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia në Itali dhe Kroaci, ka ndikuar në kërkesën dhe çmimin më të ulët të shitblerjes së qengjit të dedikuar për eksport.

LEXO »  Policia e Maqedonisë arreston dy serb, transportonin emigrant nga Pakistanip

Lajme të ngjashme

Opozita shqiptare synon ndryshimin e dispozitave për marrjen e shtetësisë

Press Online

Një sallatë me kastravec e hudhër për të luftuar hipertensionin

Press Online

Rritja e ndikimit përmes vaksinave

Press Online

Pesë hapa për ta parandaluar diabetin

Press Online

Vijon hetimi për grupin e dyshuar për terrorizëm, hetohet financimi i strukturës

Press Online

Zaev pendohet, nuk do të ftojë takim liderësh

Press Online