SPORT

Shumë largime në verë te mbrojtja e Bayernit

Koha e Jerome Boatengut te Bayern Munichu do të përfundojë në verë sipas informatave të mediumit “Sport1”, të cilat më vonë u konfirmuan nga mediumi tjetër gjerman “Kicker’. David Alaba po ashtu do ta vesh një tjetër fanellë në sezonin tjetër.

Megjithatë, mund të ketë edhe më shumë ndryshime në fazën defensive te Bayern Munichu.

Kështu ka thënë shefi ekzekutiv i skuadrës, Karl-Heinz rummenigge.

“David Alaba do të largohet, ndoshta edhe një ose dy mbrojtës tjetër”, ka thënë Rummenigge.

Në mbrojtje janë edhe Javi Martinez dhe Bouna Sarr. Kontrata e Martinezit është në përfundim dhe nuk do të vazhdohet, derisa i porsaardhuri Sarr, ende nuk i ka bindur drejtuesit e skuadrës.

Edhe e ardhmja e Niklas Sules është në dyshim. Kontrata e 25-vjeçarit përfundon në vitin 2022, ndërsa interesim për të ka shprehur Chelsea.

LEXO »  Ronaldo nuk e mendon pensionimin

Lajme të ngjashme

Vidali mund të largohet nga Interi

Press Online

Juventusi e konfirmon Ronaldon edhe për sezonin tjetër

Press Online

Kloppi kërkohet në Bundesliga

Press Online

Juventusi konfirmon Pirlon e Ronaldon për sezonin tjetër

Press Online

Rikthehet De Ligt

Press Online

Mediat serbe reagojnë pasi zyrtari i FFK’së detyroi gazetarin spanjoll të thotë “Kosova”

PressOnline.mk