BOTA TOP LAJM

Afro gjysma e amerikanëve duan që “The Rock” të kandidojë për president

Të paktën 46% e amerikanëve duan që Dwayne “The Rock” Johnson të kandidojë për president, sipas rezultatit të një sondazhi të realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë se 30.130 qytetarë amerikanë janë anketuar nga “Piplsay” rreth disponimit të tyre për kandidimin e mundshëm të ndonjë të famshmi për president të SHBA-së në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke përfshirë këtu Johnson dhe Matthew McConaughey, raporton New York Post.

Sipas sondazhit, 29% e të anketuarve kanë thënë se duan t’i shohin të dytë, edhe McConaughey, edhe Johnson duke kandiduar për guvernatorë të Teksasit e po ashtu edhe për president të SHBA-së.

Ndërkohë, vetëm 12% e qytetarëve të anketuar e mbështesin McConaughey për guvernator.

“The Rock” 48-vjeçar ka bërë të ditur në shkurt të këtij viti mundësinë që të kandidojë për president të SHBA-së në zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se do ta bënte këtë nëse njerëzit duan ta shohin si president.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA zhvillohen në vitin 2024.

LEXO »  Zaevi tenton të zhbllokoje Kuvendin, takim me Selën dhe Gashin

Lajme të ngjashme

Gati për ta pirë kafenë e mëngjesit në Zvicër, hapen tarracat sot

PressOnline.mk

Jeta bëhet më e shtrenjtë për 2.1 për qind

Press Online

Biden: 90% e të rriturve amerikanë do të kenë të drejtë vaksinimi në prill

Press Online

SHBA-ja i kërkon Turqisë të mos e mbajë armatimin rus

Press Online

Ari rritet me mbi 1% / Merr nxitje nga rënia e dollarit, interesat e borxhit dhe paketa e Biden

PressOnline.mk

Gratë që po e ndërtojnë paqen në Liberi

Press Online