BOTA

Bie numri i rasteve me COVID-19 në Britani për 60%, shkak vaksinimi dhe masat

Programi i vaksinimit për COVID-19 në Britani po fillon të këpusë zinxhirin mes infeksionit dhe sëmundjes serioze apo vdekjes, sipas rezultateve të fundit për studimin e pandemisë në Angli.

Studiuesit në Kolegjin Imperial të Londrës kanë gjetur se infektimet me COVID-19 kanë rënë në rreth 60 për qind në mars ndërsa masat kufizuese dhe izolimit kanë ngadalësuar përhapjen e virusit. 65-vjeçarët dhe më të vjetër ishin më me pak gjasë për t’u infektuar pasi përfituan më së shumti nga programi i vaksinimit, i cili u fokusua fillimisht te të moshuarit.

Studimi gjeti edhe se lidhja mes infektimeve dhe vdekjeve është e ndryshme, “duke sugjeruar se infektimet mund të kenë rezultuar në më pak hospitalizime dhe vdekje që nga fillimi i vaksinimit masiv”, raporton AP.

Hapi i radhës për ta hequr izolimin e tretë në Angli do të merret më 12 prill.

LEXO »  SHBA-ja të udhëheqë kauzën për demokraci, thonë tri organizata amerikane

Lajme të ngjashme

SHBA, lirohet me kusht agjentja që vrau 20-vjeçarin me ngjyrë

PressOnline.mk

Pagesa për një orë punë në BE: Danimarka 45.8 euro, Bullgaria 6.5 euro

PressOnline.mk

Johnson&Johnson nis shpërndarjen e vaksinave në BE

PressOnline.mk

“O Globo”: Zbulohet lloji i COVID-19 i përbërë nga kombinimi i 18 mutacioneve

PressOnline.mk

Nami në Itali, italianët “pushtojnë” rrugët pas mbylljes së bizneseve nga qeveria

PressOnline.mk

Mbretëria e Bashkuar, zyrtarisht jashtë BE-së

Press Online