Filipçe: Vaksinën e AstraZeneca do ta japim vetëm tek personat mbi 60 vjeç
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se pas vlerësimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) për vaksinën e Astra Zeneca kundër Covid-19, autoritetet në vend kanë marrë vendim që me këtë vaksinë të imunizohen vetëm personat më të vjetër se 60 vjet, shkruan Alsat.