MAQEDONI TOP LAJM

Hasani i përgjigjet kreut të BFI-së: Do të lejohet falja e teravive, nëse na lejojnë numrat me COVID-19

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani i është përgjigjur kreut të BFI-së, Shaqir Fetahut ku thotë se do të kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të lejohet falja e namazit të teravisë në ditët e fundit të Ramazanit.

Hasani në “ClickPlus” tha se do të lejojnë kryerjen e këtij rituali mysliman, por nëse lejojnë numrat e rasteve pozitive dhe të viktimave nga Covid-19

“Patjetër se po. Është prioritet i të gjithë aspekti shpirtëror i ynë dhe është imperativ se ne të gjithë duhet të punojmë në plotësimin e kërkesave shpirtërore”.

“Por nëse shohim se numrat nuk na lejojnë, është e palogjikshme t’i japim prioritet shpirtërores para numrave të vdekjeve”, tha Hasani.

Ai foli edhe për respektimin e masave nga qytetarët, ndërsa shtoi se në disa raste i ka hasur lokalet të mbushura me njerëz

LEXO »  Studimi i ri konfirmon se varianti i ri i COVID-19 bartet shumë më lehtë

Lajme të ngjashme

Kërkohet drejtësi evropiane, jo politike

PressOnline.mk

ASH: Ministria e Kulturës vazhdon me diskriminimin e shqiptarëve

PressOnline.mk

As regjistrim në terren e as anulim në kuvend

Press Online

Filipçe: Çmimi i trajtimit të Covid-19 në spitale private do të kufizohet në 40 mijë deri 305 mijë denarë

PressOnline.mk

Aksident i rëndë në Itali, vdes shqiptari 34 vjeçar

PressOnline.mk

Bizneset, të pakënaqura me ndihmën e qeverisë

Press Online