MAQEDONI TOP LAJM

Jeta bëhet më e shtrenjtë për 2.1 për qind

Kostoja e jetesës në mars krahasuar me shkurtin e këtij viti u rrit për 0.5 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë me 0,6 për qind, ndërsa krahasuar me marsin e vitit të kaluar shënojnë rritje për 2.1 për qind, pra me 2.6 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Rritje në koston e jetesës në mars të vitit 2021, krahasuar me muajin paraardhës, u regjistrua tek vaji dhe yndyrnat për 3.5 për qind, fruta të freskëta dhe të ftohura për 2.1 për qind, ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh me 1 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe produkte ëmbëltore për 0.8 për qind, perime të freskëta dhe të ftohta përveç patateve dhe frutave të tjerë për 0.4 për qind, mish dhe pije energjetike për 0.2 për qind.

Në mars, gjithashtu, rritje në indekset e kostos së jetesës u regjistrua në mbledhjen e ujërave të ndotura për 8.2 për qind, lëndëve djegëse të lëngshme për ekonomitë familjare për 7.4 për qind, pajisjeve fotografike dhe kinematografike dhe instrumenteve optike për 6.8 për qind, karburanteve dhe lubrifikantëve për mjetet e tyre të automjeteve për 5.8 për qind, pajisje TI për 5.5 për qind, automjete motorike për 3.0 për qind, gazi shtëpiak për 2.3 për qind, pajisje shtëpiake të vogla, parukeri dhe sallone bukurie me shtatë për qind, furnizim me ujë për 0.5 për qind, mobilje dhe orendi për 0.3 për qind, materiale për mirëmbajtje dhe riparimet e banesës, qilimave dhe mbulesave të tjera të dyshemesë, pjesëve të këmbimit dhe aksesorëve për automjetet e tyre, pajisje të tjera dhe produkte të higjienës personale për 0.2 për qind.

LEXO »  Arrestohen dy tetovarë, akuzohen për shkelje të të drejtave autoriale

Rënie në koston e jetesës në mars krahasuar me shkurtin u regjistrua tek ushqimi peshkut dhe prodhimet e detit për 0.6 për qind dhe frutat e konservuara për 0.3 për qind. Gjithashtu, rënie në koston e jetesës u regjistrua në mediat për incizim për 0.9 për qind, pajisje për pritje, regjistrim dhe riprodhim të zërit dhe imazheve për 0.7 për qind, këpucë për 0.5 për qind, kafshë shtëpiake dhe produkte të ngjashme për 0.4 për qind dhe veshmbathjet për 0.2 për qind.

Lajme të ngjashme

Filloi llogaritja verore e kohës

Press Online

Arrestohet në Hamburg shtetasi i Maqedonisë, i dënuar me 17 vjet burgim

PressOnline.mk

Pandemia thellon varfërinë në Maqedoni

Press Online

Komisioni për revidimin e teksteve, në proces!

Press Online

Filipçe: Masat e reja restriktive nuk janë të motivuara politikisht

PressOnline.mk

McDonald’s rikthehet në Maqedoninë e Veriut?

PressOnline.mk