MAQEDONI TOP LAJM

Mitko Çavkov dhe katër të burgosur të tjerë infektohen me COVID-19

Pesë persona të dënuar, në mesin e të cilëve edhe ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, që janë të vendosur në Burgun e Shtipit, janë infektuar me coronavirus.

Këtë për “sdk.mk” e kanë konfirmuar nga Burgu i Shtipit, prej ku thonë se të infektuar janë edhe tre të punësuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin në Burgun e Shtipit ka tre punonjës pozitiv dhe pesë të dënuar. Pesë të dënuarit janë të vendosur në dy hapësira të veçanta dhe të ndarë nga të dënuarit tjerë”, tha drejtori Miki Todorov.

Çavkov dënimin me burg e vuan në qeli të mbyllur dhe thuhet se është infektuar nga ndonjë i punësuar, pasi nuk ka të drejtë të shfrytëzojë fundjavë të lirë.

Dje në burg janë testuar edhe disa të burgosur tjerë, për të parë nëse virusi përhapet më shumë./Telegrafi/

LEXO »  Fillon vaksinimi masiv, i vaksinuari i parë një 85-vjeçar

Lajme të ngjashme

Maqedoni: Regjistrohen 31 viktima dhe 908 raste të reja me Covid-19

PressOnline.mk

Dragi Rashkovski jep dorëheqje nga pozita e sekretarit të Qeverisë

PressOnline.mk

Diaspora mund të regjistrohet deri më 30 shtator

Press Online

Nëse dëshironi një zorrë të shëndetshme, hajeni këtë produkt çdo ditë

Press Online

Shkupi s’lëviz nga qëndrimi me Sofjen, BE-ja kërkon zgjidhje

Press Online

Shajder: Bullgaria, jo fushatë me Shkupin

Press Online