MAQEDONI

Ndërron jetë vajza 19 vjeçare në kovid-qendrën në Manastir

Ka ndërruar jetë pacientja më e re në Kovid-qendrën në Manastir, e cila dyshohej që është pozitive me Kovid por nuk u testua, raporton Sdk.mk.

“Vajza ndërroi jetë disa orë pas pranimit, u soll në gjendje ekstremisht të rëndë. Ndërroi jetë para se ti merret bris dhe nuk është në mesin e personave që kanë ndërruar jetë si pozitivë me kovid”, thotë drejtoresha e Spitalit të Manastirit, Biljana Gagaçovska, transmeton gazeta Lajm.

Tani më një vit testime nuk bëhen pas vdekjes, prandaj vajza nuk është në evidencën e personave që kanë ndërruar jetë nga kovid-19. Ajo ka qenë me sindromë Daun.

Në Kovid qendrën në Manastir janë shtrirë gjithsej 134 pacientë, për 24 orë janë pranuar 23 persona, kurse spitalin e kanë lëshuar 11. Kanë ndërruar jetë dy persona në moshë 63 dhe 69 vjeçare.

LEXO »  Regjistrimi nuk do të ndikoj në procesin zgjedhor, mërgimtarët nuk e humbin të drejtën e tyre të votës

Lajme të ngjashme

MPJ fillon strategjinë e re dhjetëvjeçare të politikës së jashtme – Reflektimi 20-30

Press Online

Tetovë, në repartin infektiv nuk ka shtretër të lirë (Video)

PressOnline.mk

Një sallatë me kastravec e hudhër për të luftuar hipertensionin

Press Online

Ushqimet që reduktojnë stresin

Press Online

Pendarovski uroi Osmanin

PressOnline.mk

Propozim-Ligji për shtetësi, Zaev sot takon opozitën shqiptare

PressOnline.mk