MAQEDONI TOP LAJM

Pendarovski takon krerët e bashkësive fetare në vend

Festa e Pashkëve dhe muaji i Ramazanit në kushte të pandemisë së Kovid-19 ishte tema kryesore gjatë takimit të sotëm të presidentit Stevo pendarovski, me krerët e bashkësive fetare në vend. Me këtë rast u nënvizua nevoja e kujdesit gjatë festave në objektet fetare.

Presidenti Pendarovski, siç njoftojnë nga kabineti i tij, gjatë takimit ka nënvizuar rolin e krerëve të këtyre institucioneve fetare për bashkëjetesën si parakusht për prosperitet dhe përparim në shtet, si dhe për rolin dhe veprimet e tyre gjatë pandemisë së Kovid-19.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e bashkësive fetare kanë drejtuar apel deri tek besimtarët për sjellje të përgjegjshme dhe respektim të pakushte të masave dhe protokolleve të institucioneve shëndetësore.

LEXO »  Dy lehona kanë ndërruar jetë nga Covid-19, një foshnjë në gjendje kritike!

Lajme të ngjashme

Me test PCR të falsifikuar tentoi të dalë nga shteti, gjobitet 46-vjeçari

Press Online

Ademi: Prej 1991 e deri më sot 43.321 shqiptarë kanë marrë shtetësi në Maqedoni

PressOnline.mk

Zaev: Nuk guxojmë të lejojmë që të mos ketë regjistrim të popullsisë

Press Online

Qeveria me program të ri për buxhetin e komunave

Press Online

Filipçe: Situata është kritike, nuk mendojmë për masa të reja

PressOnline.mk

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

PressOnline.mk