BOTA

Shteti i parë në Evropë pa Covid, jeta rifillon normalisht

Gjibraltari ka nisur t’i buzëqeshë sërish jetës pas periudhës së lodhshme dhe të gjatë të pandemisë që mban ende mbërthyer thuajse të gjithë botën.

Shteti me vetëm 34 mijë banorë është bërë shembull për të tjerët në menaxhimin e krizës së pandemisë.

Në sajë të vaksinimit, epidemia duket se është tejkaluar dhe është është bërë vendi i parë në Evropë që e ka vënë nën kontroll duke u shpallur covid free.

Restorantet punojnë deri natën vonë, por raste të reja pozitive me COVID-19, në këtë vend nuk po regjistrohen.

Që kur maskat nuk janë të detyrueshme që të vendosen edhe në ambiente të hapura, ministrja e Shëndetësisë, Samantha Sacramento thotë se shpesh ndihet sikur ka harruar diçka ndërsa ecën në rrugë.

“Mendoj se është diçka psikologjike dhe na duhet kohë ta tejkalojmë këtë”, thotë ministrja e Shëndetësisë.

Gjithashtu është shfuqizuar vendimi që ndalonte daljen jashtë shtëpisë, baret e restorantet punojnë deri në orët e para të mëngjesit sikurse edhe para pandemisë.

“Ndoshta së shpejti do të jetojmë siç ishim para pandemisë”, ka thënë një kameriere për gazetarët.

Krejt e kundërta ndodh me pjesën tjetër të Evropës, ku ende po aplikohen masat kufizuese për shkak të numrit shumë të madh të rasteve të reja me COVID-19.

Në anën tjetër, Gjibraltari me 34 mijë banorë në pikun e pandemisë ka pasur 172 raste brenda 24 orëve.

Në këtë vend kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit Covid-19, 94 persona.

Gjibraltari është vaksinuar me vaksinën Astrazeneca e prodhuar në Britaninë e Madhe. Procesi i vaksinimit nuk ka qenë ndonjë sfidë e madhe, kjo për faktin se i tërë shteti shtrihet në një hapësire prej 6.5 kilometra katrorë, 4 herë më e vogël se Shqipëria.

LEXO »  Biden miraton pakon e parë humanitare, ShBA-ja ndihmon me 235 milionë dollarë Palestinën

Lajme të ngjashme

New Yorku legalizon marihuanën

Press Online

Tensione të larta: Rusia kërcënon sërish Ukrainën

PressOnline.mk

Ish-truproja: Donald Trump më ka borxh 130 dollarë, nuk mi ktheu kurrë

Press Online

Kush ishte Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth që u nda sot nga jeta

PressOnline.mk

Kovid-19, Italia vendos karantinë për udhëtarët nga BE

PressOnline.mk

Mbështetësit e Trumpit futen në ndërtesën e Kongresit

Press Online