Shumica e qytetarëve vlerësojnë se nuk ka demokraci të mjaftueshme në vend dhe shumica mendojnë se ende përgjohen nga shërbimet sekrete.
Gjykatat vazhdojnë të mbeten institucionet më pak të besueshme. Një anketë e realizuar nga Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink”, Prokuroria gëzon besimin e vetëm 14% të të anketuarve. Në mesin e institucioneve më relevante, qytetarët i radhisin: ushtrinë, me 61%, Presidentin me 41% dhe bashkësitë fetare me 35%.