MAQEDONI TOP LAJM

Shumica e qytetarëve në referendum do të votonin “për” hyrje të Maqedonisë në BE

Vazhdon trendi i rritjes së përqindjes së qytetarëve të cilët mbesin mbështetës të fuqishëm të Bashkimit Evropian. Është rritur përqindja e atyre që konsiderojnë se anëtarësimi në BE është “punë e mirë” (70,8 për qind) dhe “punë e vlefshme” (74,3 për qind), tregon EUROMETRI i fundit nga shkurti i vitit 2021 i cili është pjesë e produkteve tradicionale të Eurothink.

Hulumtimi, siç njoftoi në brifingun e sotëm Ivan Stefanovski, drejtor ekzekutiv i Eurothink, është bërë nga agjencia Indago nga Shkupi përmes anketës kompjuterike të asistuar me telefon në periudhën prej 4 shkurtit deri më 15 shkurt 2021 në shembullin prezantues prej 1.015 të anketuarve me +/-3 për qind margjinë të gabimit.

Shumica e qytetarëve, sipas anketave, në referendum do të votonin “për” hyrje të Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa është rritur përqindja e qytetarëve të cilët presin hyrje në BE në pesë vitet e ardhshme.

Ende është i madh numri i qytetarëve të cilët kanë mendim negativ për marrëdhënien e BE-së drejtë Maqedonisë së Veriut, 47,4 për qind e tyre konsiderojnë se marrëdhënia e BE-së drejtë shtetit është e padrejtë, arrogante dhe shantazhiste, përderisa, 20,7 për qind konsiderojnë se marrëdhënia është e drejtë, miqësore dhe korrekte.

Një e treta e qytetarëve (31,5 për qind) besojnë se ekziston shtet i cili përfaqëson kërcënim për Maqedoninë e Veriut. Gjysma e tyre (51,5 për qind) konsiderojnë se ajo është Bullgaria fqinje.

“Sa i përket besimit në institucione, përsëri numri më i madh i qytetarëve kanë besim në Armatë (62 për qind), pastaj vijon presidenti (41 për qind) dhe bashkësitë fetare (35 për qind).Më së paku besim kanë gjyqësori (13 për qind) dhe prokuroria (14 për qind)”, njoftoi Stefanovski.

Një pjesë e madhe e qytetarëve kanë perceptim negativ për policinë, gjegjësisht 63 për qind nuk pajtohen se policia në Maqedoninë e Veriut është e pavarur nga interesat politike, qeveritare ose të biznesit.

LEXO »  Rasti “Mafia”, Zaev: Falsifikimet më të mëdha janë bërë në kohën e VMRO-DPMNE-së

Nga ana tjetër, 57 për qind e qytetarëve konsiderojnë se policia mirë i kryen detyrat e saj gjatë pandemisë me Kovid-19.Gjithashtu, një numër i madh i qytetarëve, 65 për qind, shprehin qëndrim pozitiv për punën e policisë në kohë të ndalesave për lëvizje gjatë pranverës së vitit 2020.

Sa i përket demokracisë, gjegjësisht nëse Maqedonia e Veriut është shtet demokratik, shumica konsiderojnë se nuk ka demokraci, ndërsa kjo për qindje është rritur sa i përket EUROMETRIT paraprak. Rreth 36 për qind konsiderojnë se ka demokraci. /PressOnline.mk

Lajme të ngjashme

Qeveria planifikon të heq taksën rrugore për turistët serb

Press Online

Rriten shkeljet e të drejtave të punëtorëve në Maqedoni

Press Online

Spasovski: Është konfiskuar drogë me vlerë 800.000 euro, është arrestuar zyrtar i lartë policor

PressOnline.mk

Reshje intensive të borës në “Kodrën e Diellit” në Tetovë

Press Online

Arrestohet në Hamburg shtetasi i Maqedonisë, i dënuar me 17 vjet burgim

PressOnline.mk

Xhaferi sot njofton për rrjedhën e mëtejme rreth ligjit për regjistrim në Kuvend

PressOnline.mk