TEKNOLOGJI

Toyota lanson dy modele të veturave me teknologji të përparuar

Toyota Motor Corp ka zbuluar të enjten modele të reja të Lexus dhe Mirai në Japoni, të pajisura me asistencë të përparuar të shoferit, derisa konkurrenca po bëhet e më e madhe për të zhvilluar më shumë vetura të tilla.

Ky lansim i fundit i Toyotas vjen derisa prodhuesit e automjeteve, fillestarët e makinave elektrike dhe gjigandët e teknologjisë po investojnë në të ashtuquajturat “tiparet e sigurisë aktive”.

Teknologjia e re e ndihmës së ngasjes së prodhuesit japonez të makinave, ose Advanced Drive, përmban një sistem autonom të nivelit dy, që asiston në drejtimin e veturës, të tilla si kufizimi i makinës në korsinë e saj, ruajtja e distancës nga automjetet tjera dhe ndërrimi i korsive nën mbikëqyrjen e shoferit.

Vetura luksoze “Lexues LS” do të jetë në shitje nga e marta, derisa çmimi i saj është 148.627.70 dollarë, derisa lloji i ri i modelit Mirai do të do të dalë në shitje nga 12 prilli me 8.4 ose 8.6 milion yen.

LEXO »  Laptopi gjigant me 7 ekrane dhe peshë 12 kg

Lajme të ngjashme

FBI-ja arreston njeriun i cili “donte të vriste internetin”

Press Online

“Apple” investon një miliard euro në qendrat gjermane të inxhinierisë

Press Online

Pritet rritja e çmimit të veturave

PressOnline.mk

Prezantohet një nga telefonat më të fuqishëm të momentit

PressOnline.mk

Tabela që tregon se Samsungu është në telashe

Press Online

Facebook vendos rregulla të reja për lajmet politike që shfaqen në faqen fillestare

PressOnline.mk