KULTURË

Vendimet e Myftinsë së BFI – Shkup Ramazani 2021

Në bazë të nenit 31/6 nga Kushtetuta e BFI në RMV, në mbledhjen e rregullt të anëtarëve të Myftinisë së Shkupit të mbajtur më 06.04.2021 u sollën:

Vendimet e Myftinsë së BFI – Shkup
Ramazani 2021

1. Dita e parë e agjërimit për vitin 2021 fillon më 13.04.2021 (e martë).
2. Ezani i sabahut thirret 30 min. pas imsakut.
3. Namazi i teravisë të falet në shtëpi dhe jo në xhami derisa të largohet kufizimi i lëvizjes.
4. Sipas mundësisë, të shfrytëzohen hapësirat e jashtme të xhamisë për faljen e namazeve.
5. Sipas mundësive ligjeratat të mbahen „online“ për shkak të rrethanave.
6. Nuk organizohen aktivitete shtesë gjatë muajit të Ramazanit si; tribuna fetare, mbrëmje Kuranore etj.
7. Nuk lejohet organizimi i iftareve nëpër xhami.
8. Gjatë Ramazanit nuk do të ketë namaz nate për shkak të pandemisë.
9. Të angazhohen vaizët në tubimin e Zeqatit dhe Sadekatul Fitrit, si amaneti ynë i përbashkët për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore fetare Medresenë Isa Beu dhe Fakultetin e Shkencave Islame.
10. Këshilli i xhamisë të dorëzojë kërkesë me shkrim për angazhim të studentëve dhe medresantëve si dhe t’i respektojnë ata përgjatë kryerjes së detyrës në xhamitë përkatëse.

Vërejtje: Gjatë kryerjes së obligimeve fetare në xhami të respektohen vendimet dhe protokollet e Myftinisë si dhe rekomandimet e organeve përkatëse të parapara për mbrojtje nga Covid 19.

LEXO »  Mjeshtri francez i përrallave merr çmimin “Lindgren”

Lajme të ngjashme

Shefki Karadaku, këngëtari i fundit i reve

Press Online

Brenda bibliotekës më të vjetër në botë: Aty gjendet Kurani i shkruar në lëkurën e devesë

Press Online

Mjeshtri francez i përrallave merr çmimin “Lindgren”

Press Online

Dy popujt më të vjetër në histori: shqiptarët dhe hebrenjtë

Press Online

100 vjet më parë, Shqipëria anëtarësohej në Lidhjen e Kombeve

Press Online

Ceremonia “Oscar” do të zhvillohet pa prezantues

Press Online