MAQEDONI TOP LAJM

“Zhan Mitrev” ul çmimet: Në vend të 12.000 eurove mjekimi nga Covid-19 tani 6.000 euro

Spitali Klinik Privat “Zhan Mitrev”, nga sot ul çmimet për mjekimin e pacientëve nga COVID-19 dhe sic thonë nga ky spital, në vend të 12.000 eurove, pacientët që do të mjekohen për 10 ditë në kujdes gjysmë intensiv do të paguajnë – 6.000 euro, derisa ata që do të sillen në situatë serioze shëndetësore nga institucione tjera do të paguajnë 8.000 euro.o

“Një hemofiltrim paraprakisht kushtonte 4.000 euro, tani me uljen për 10% do të kushtojë 3.600 euro. Kjo metodë mjekimi zbatohet me pajtim të familjarëve të pacientit. Duke marrë parasysh pasojat serioze post-covid apo komplikacionet e mundshme pas infektimit, miratojmë 50% ulje të çmimit të shërbimeve” – thuhet në komunikatë.

Nga ky spital, sic transmeton KlanM, thonë se kapacitetet e spitalit në vazhdimësi janë të mbushur dhe se ka listë pritjeje.

“Për momentin janë të hospitalizuar rreth 100 pacientë në situatë të rëndë prej të cilëve 40 janë në respiratorë. Megjithatë, që të nidhmojnë gjithkund ku ka nevojë, një nga mjekët tanë do të jetë në shërbim të mjekësisë publike me kërkesë të MSH-së” – thuhet në komunikatë.

Nga Spitali Privat “Zhan Mitrev”, sic transmeton KlanM, bëjnë thirrje për vullnetare ku do të trajnohen në mënyrë adekuate dhe do të kyçen në proceset e këtij spitali.

LEXO »  Qazimoski nga Llabunishta e Strugës: Na quajnë torbeshë, por ne jemi shqiptarë!

Lajme të ngjashme

Ministri Osmani: Edhe për SHBA-në është e rëndësishme rajoni të jetë pjesë e BE-së

PressOnline.mk

Ushqimet që reduktojnë stresin

Press Online

Zaev: Kemi zgjidhje për çështjen e shtetësisë

PressOnline.mk

Ohri në listën e zonave të rrezikuara!

Press Online

Partitë shqiptare akuzojnë Micovskin: Përdor regjistrimin për politikë ditore

PressOnline.mk

Mickoski: Diaspora do të evidentohet, nuk mund të jetë pjesë e regjistrimit

PressOnline.mk