SPORT

Gattuso do të jetë trajner i Fiorentinës

Gennaro Gatusso do të jetë trajner i skuadrës së Fiorentinës në sezonin e ri.

Mediumet italiane kanë raportuar të shtunën se Gattuso ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Fiorentinës për të qenë në krye të ekipit pas përfundimit të edicionit aktual.

Gattuso, aktualisht është trajner i Napolit por në verë i skadon kontrata dhe do të largohet për ta marrë drejtimin e Fiorentinës.

Bëhet e ditur se Gattuso është pranuar me kontratë dyvjeçare te Fiorentina, ekip që këtë edicion nuk ka pasur rezultate të mira.

Aktualisht, Fiorentina është në pozitën e 15-të në Serie A me 30 pikë të mbledhura në po aq ndeshje të zhvilluara.

Gattuso, 43-vjeçar, është trajner i Napolit prej vitit 2019 kurse më herët ka drejtuar edhe ekipet si Milani, Pisa, OFI, Palermo e Sioni.

LEXO »  Juventusi konfirmon Pirlon e Ronaldon për sezonin tjetër

Lajme të ngjashme

PSG-ja ia vazhdon kontratën Di Marias

Press Online

Barcelona do t’i ofrojë Messit kontratë të re, por do t’ia zbresë pagën mbi 50 për qind

PressOnline.mk

Neymari lë të hapur mundësinë e rikthimit në Barcelonë

Press Online

Spanja vazhdon me nënçmim, “Kosovo” e shkruan me shkronja më të vogla

Press Online

‘Tronditet’ Barça, Laporta nxjerr në shitje dy yjet e skuadrës

PressOnline.mk

Sevilla e St. Petersburgu zëvendësojnë Bilbaon dhe Dublinin në “Euro 2020”

Press Online