KULTURË

‘Martesat në djep’ kalojnë kufinjtë shqiptarë

Kur Shqipëria ishte nën pushtimin e Perandorisë Osmane dhe malësite e veriut, Dukagjini dhe Mirdita ende ishin në luftë dhe nuk pranonin kurrsesi të qeveriseshin apo drejtoheshin nga osmanët.

Në këto kushte, lindi nevoja për një rregullore dhe një sistem vetëqeverisës. Prijësi i Dukagjinit, Lekë Dukagjini, vendosi disa rregulla, norma dhe doke me karakter juridiko-social, që më pas do të quhej “Kanun”.

Kodi është i përbërë nga 12 libra: Kisha, Familja, Martesa, Shpija –Gjaja- Prona, Puna, Tё Dhanunat (transferimi i prones), Fjala e Gojёs, Ndera (nderi), Damet (dёmet), Kanuni kundra mbrapshtivet (kanuni mbi krimet), Kanuni i pleqnis, Shlirime e Pёrjashtime.

Kanuni kishte 1262 nene, tё cilat shërbenin si parim normues për të gjitha aspektet e jetёs nё male: organizimin ekonomik, mikpritjen, vёllazёrinё, kufinjtё, punёn, martesёn, e kёshtu me rradhё.

Që në krijimin e tij, ai i dha shumë forcë burrit duke e mbushur me privilegje kundrejt gruas. Kjo e fundit, madje nuk gëzonte asnjë të drejtë, madje as të vendoste për fatin e saj.

Martesat në djep

Në 9 bajrakët e Dukagjinit, sipas gojëdhënave të përcjella brez pas brezi, martesat në djep kanë nisur të vihen në zbatim shumë kohë përpara epokës së Gjergj Kastriot Skenderbeut.

Pra, dy fëmije martoheshin që në moshën 1, 2 apo 3 vjeçare dhe mjaftonte që dy baballarët të ishin dakord. Por si ndodhte një martesë e tillë dhe çfare kushtesh duheshin ? Në shumicen e rasteve, kur lindte një fëmijë, miqtë e familjes shkonin për vizitë për të shprehur urimin e tyre.

Martesat ndodhnin në mënyrë krejt të rëndomtë. Në bisedë e sipër, dy baballaret miq dhe shokë të mirë, vendosnin të lidhnin dy familjet më shumë, duke martuar fëmijët e tyre. Kolë Gjoni, një malësor i Dukagjinit tregon historinë sesi babai i tij e martoi që në djep.

LEXO »  Doli nga shtypi libri me poezi:” Të të quaj dashuri, dhimbje apo jetë ?!”

“Kur u bëra 8 vjeç mësova se kam një nuse. 16 vjeç u martova dhe u futa në rangun e burrave. Babai, Kola më ka treguar se si unë u martova me Linen, gruan time, që në djep.

Dy prindërit tanë ishin miq të mirë. Ishin njohur në një festë të Shalës dhe që nga ai moment ishin bërë shokë. Kur kishte lindur Lina, babai im, Kola kishte shkuar për ta uruar.

Gjatë darkës, ata vendosën që të na martonin duke lidhur edhe më shumë dy fiset. Ata i kishin dhënë fjalën njëri – tjetrit dhe njeriu vde.s e besa nuk thyhet”

Në ato vite, për fejesën e dy të rinjve përdoreshin fjalët : zënie, mblesë, mbulesë, vlesë. Vajza quhej e zënë (e nxanë, e zanë), e vluar, e mbuluar, ndërsa djali i zënë (i nxanë, i zanë) i vluar, i mbuluar.

Ndodhte shpesh që të fejuarit të mos dinë se i janë premtuar njeri-tjetrit. Një rregull i tillë ishte e drejta dhe e fshehta e prindërve të tyre, të cilët ua bënin të njohur kur dëshironin ata vetë.

Kujtimet e Edit’h Durham

Duke folur për bajraqet e Pultit, që përfshinë zonat e Shalës, Shoshit, Krimit dhe Toplanës, “fejesat e bebeve qenë thuajse krejt të zakonshme” – nënvizon Durham.

Lajme të ngjashme

Xhemil Tagani – aktori i thjeshtësisë sublime

Press Online

Sekretet e një prej vendeve më të mëdha të adhurimit në botë, xhamisë së Abu Dabit

PressOnline.mk

Hiqet instalacioni i ABC-së në Korçë nga oborri i Mësonjëtores

Press Online

“Zgjoi” i Kosovës në prestigjiozin “Sundance Film Festival”

Press Online

Ceremonia “Oscar” do të zhvillohet pa prezantues

Press Online

Historia e Sahatit të Inglizit në Shkodër

Press Online