TEKNOLOGJI

Apple vë në zbatim rregullin e ri të privatësisë së të dhënave

Që nga e hëna, përdoruesit e iPhone kanë mundësinë e zgjedhjes midis pranimit ose refuzimit për t’u gjurmuar, falë një përditësimi nga Apple, potencialisht i mbushur me pasoja për ekosistemin reklamues ku operojnë Facebook dhe Google.

Në Silicon Valley po përballen dy modele: gjiganti elektronik që i shet telefonat inteligjentë, tabletët dhe kompjuterët e tij me çmime të larta dhe dy fqinjët e tij që ofrojnë shërbime falas, në mënyrë të nënkuptuar, në këmbim të të dhënave nga përdoruesit e internetit.

Ky model ekonomik mbizotërues prej kohësh është kritikuar nga shoqëria civile dhe sfidohet periodikisht nga ligjet (në Europë dhe Kaliforni) ose kompani më pak të njohura.

Por marka e mollës, me një miliard iPhone-t e saj aktivë në botë, duket se do të lëkundë zakonet.

Që nga shtatori, botuesit e aplikacioneve që përdorin iOS, sistemin operativ celular të Apple, mund t’u kërkojnë përdoruesve të tyre leje për t’i ndjekur, ndërsa lëvizin midis faqeve dhe aplikacioneve të ndryshme, për të mbledhur dhe përdorur të dhënat e tyre.

Me vendosjen e versionit 14.5 të iOS këtë javë, kjo karakteristikë, e njohur si ATT (Transparenca e Ndjekjes së Aplikacioneve), bëhet një detyrim.

Konkretisht, një dritare pëlqimi shfaqet kur hapet çdo aplikacion.

Nëse një përdorues klikon në “jo” ose nëse dritarja nuk shfaqet, për çfarëdo arsye, aplikacioni humbet hyrjen në identifikuesin reklamues të këtij personi, një numër unik i cili lejon që ai të gjurmohet në internet

LEXO »  Zbulohet planeti i “ferrit”, temperaturat shkojnë deri në 2,700 gradë Celsius

Lajme të ngjashme

LG planifikon mbylljen për shkak të humbjeve të mëdha

Press Online

Tabela që tregon se Samsungu është në telashe

Press Online

Llogaritë e WhatsApp do të fshihen pas 15 majit? Lajmëron vetë kompania

PressOnline.mk

Çfarë u kërkua më së shumti në Google gjatë vitit 2020?

Press Online

Prezantohet një nga telefonat më të fuqishëm të momentit

PressOnline.mk

YouTube fshin 30 mijë video që përmbanin dezinformata për vaksinën anti-COVID

Press Online