KULTURË

Imamja e parë femër: Islami duhet t’i korrigjojë tekstet

Në muajt e fundit, në Francë, debati për laicizmin dhe vendin e fesë në shoqëri është ringjallur.

Kahina Bahloul, e para femër që ushtron funksionin e imamit, thotë se është koha për një ndryshim në interpretimin e Islamit.

“Unë nuk u zgjova një ditë dhe i thashë vetes se duhet të bëhem imame. Islami është se pari një formë spiritualiteti. Si të gjitha besimet, ai është një udhëtim i brendshëm që së pari na çon drejt njohjes më të mirë të vetvetes dhe më pas tek pyetja që i shtrojmë vetes mbi marrëdhënien tonë me botën dhe atë që na rrethon”, thotë Kahina Bahloul, e para femër imame në Francë.

Për Kahina Bhaloul, Islami është një eksperiencë individuale, që mund të ndahet në hapësirën kolektive. Dhe pyetja konkrete, ajo e vendit të fesë në shoqëri, ka dominuar edhe njëherë debatin politik në Francë.

Khaina Bahloul thotë se idetë e saj pranohen nga shumica myslimane në Francë. Por një sondazh i publikuar vitin e kaluar thoshte se 74% e francezëve myslimanë nën 25 vjeç mendon se Islami është mbi Republikën. Ndërsa 45% besojnë se feja e tyre nuk përputhet me vlerat e shoqërisë franceze.

Vitin e kaluar, presidenti Emmanuel Macron i shpalli luftë atij që e quajti “separatizmi islamik”.

Drafti i tij anti-separatist është miratuar në të dyja dhomat e Kongresit, por do të debatohet sërish nga ligjvënësit, në kuadër të dhjetëra amendamenteve të propozuara si nga Asambleja, edhe Senati.

Administrata e tij ka njoftuar mbylljen e xhamive, hapjen e hetimeve mbi financimin e institucioneve fetare dhe i ka bërë thirrje përfaqësuesve të komunitetit mysliman të nënshkruajnë një kapitull mbi parimet e Republikës.

“Ne ende jetojmë bazuar në një mendim që ka lindur në Mesjetë. Të gjitha pjesët normative të fesë myslimane burojnë nga mendimi mesjetar. Sot kjo nuk është më e mundur. Besoj se për të dalë nga kjo krizë, myslimanët duhet të korrigjojnë tekstet e tyre dhe t’i japin vetes lejen për t’i lexuar ato, për t’i interpretuar me vlerat që kemi sot, në shekullin e 21-të”, thotë Kahina Bahloul.

LEXO »  Eurovisioni veçon këngëtarët shqiptarë: Këndojnë nota të larta, për këtë i duam

Për Kahina Behloul, korrigjimi i Islamit është e vetmja mënyrë për të rishkruar narrativën dhe besimin që udhëheq miliona njerëz në botë.

Lajme të ngjashme

Po na ndajnë edhe ata që duhej të na bashkonin

Press Online

Shaqir Hoti – emblema e muzikës shqipe

Press Online

Kisha katolike në Barcelonë hap dyert që agjëruesit myslimanë të bëjnë iftar

PressOnline.mk

Kompania e Beogradit synon që në maj t’i rikthehet Kalasë së Novobërdës

PressOnline.mk

Britanikja 24-vjeçare pranoi islamin pas një udhëtimi në Turqi (VIDEO)

PressOnline.mk

Dita kur monarkia e Shqipërisë shpallet e jashtëligjshme

Press Online