DOSJE

Fotografi nga ceremonia e varrimit të Ismail Qemalit më 1919, dhe rivarrimi i tij në Kaninë më 1932

Imazhi i karrocës që ecën e shoqëruar nga xhandarmëria italiane patriotë shqiptarë, ku flamuri kuq e zi duket i trishtuar mbi arkivolin me trupin e pajetë të Ismail Qemalit.

I shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren në Brindizi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora.

Nëse masim madhështinë e një personaliteti politik me dashurinë e popullit të thjeshtë,duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Në ceremoninë e përmotshme… as fshatar as qytetar nuk qëndroi në shtëpi. Tërë faqet e maleve dhe brigjeve, që qëndronin gjatë udhëtimit, ishin mbushur me njerëz. Ishte një apotezë madhështore e të gjithë popullit, pa dallim, dhe një kurorë që Ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij, derisa dha frymën e fundit”, shkruante në kujtimet e saj Safa Vlora. Këto janë disa fotografi nga fototeka e arkivi shqiptar AQSH.

LEXO »  Të gjitha “shtetet” e vetëshpallura shqiptare

Lajme të ngjashme

“Pleqtë e Krujës” – vlera e Shqipërisë së Mesme

Press Online

Vitet kur shqiptarët sundonin Jerusalemin: U pritën si çlirimtarë, sollën barazi për të gjithë

Press Online

Të gjitha “shtetet” e vetëshpallura shqiptare

Press Online

“Ali Pasha ka thënë: dy shqiptarë janë shumë!”

Press Online

Misteri i Papa Klementit XI – Albani dhe i familjes se tij shqiptare (VIDEO)

Press Online

Dumont: Nuk ka në Evropë racë më të lashtë se shqiptarët

Press Online