KULTURË

Skena e “Eurovision 2021” vjen me ndryshime për shkak të pandemisë

Gara e Këngës “Eurovision” ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të nisin provat e para skenike të këngëtarëve të cilët marrin pjesë në festivalin e sivjetmë.

“Eurovisioni” po ashtu ka publikuar pamje nga hapësira ku do të zhvillohet gara e madhe evropiane e që vjen me disa ndryshime për shkak të pandemisë me COVID-19.

Siç shihet në foto, të gjitha përgatitjet teknike janë kryer tashmë në stadiumin ku do të mbahet kjo ngjarje e ajo që bie në sy është se për dallim nga vitet paraprake, në pjesën e fushës do të qëndrojnë vetëm ekipet e shteteve pjesëmarrëse.

Organizatorët e Eurovisionit kanë konfirmuar se 41 vendet që pritej të merrnin pjesë në maj në Rotterdam të Holandës do të jenë pjesëmarrëse në vitin 2021.

Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë, më 20 maj, derisa gjysmëfinalja e parë zhvillohet më 18 maj.

Shqipëria në garën e sivjetme garon me Anxhela Peristerin dhe këngën e saj “Karma”.

LEXO »  Librat e ndaluar të Mit’hat Frashërit, thesare të rigjetura

Lajme të ngjashme

100 vjet më parë, Shqipëria anëtarësohej në Lidhjen e Kombeve

Press Online

Rëndësia e betejës së Drenogllavës, në lëvizjen autonomiste shqiptare

Press Online

Agjerimi dhe 7 dobitë e saj

PressOnline.mk

Xhemil Tagani – aktori i thjeshtësisë sublime

Press Online

Piktura që për pak u shit për 1500 euro mund të vlejë 50 milionë

Press Online

Sekretet e një prej vendeve më të mëdha të adhurimit në botë, xhamisë së Abu Dabit

PressOnline.mk