MAQEDONI

Uji me baktere në disa fshatra të Kërçovës, banorët vazhdojnë ta pinë, askush nuk i ka njoftuar

Banorët e disa fshatrave të Kërçovës të pa njoftuar, vazhdojnë të pinë ujë me baktere!
Institutet bëjnë analiza të ujit për pije, por thuajse asnjëherë nuk i njoftojnë banorët për rezultatet.
Kjo ndodhi muaj më parë në fshatin Izvor kur në ujin e tyre kishte baktere Escherichia coli. E njëjta situatë është edhe tani, kur 4 fshatra pinë ujë me baktere, por për rezultatin e analizave qytetarët nuk i ka njoftuar askush.

Dy ditë më parë Qendra për Shëndet Publik Manastir, informoi se uji në fshatrat Llapkidolli i Poshtëm, Greshnica e Epërme dhe e Poshtme si dhe në fshatin Leshnicë është bakteriologjikisht i dëmtuar.

“Banorët e fshatrave Llapkdoll i poshtëm, Greshnica e Epërme dhe e Poshtme si dhe fshati Lesnicë informohen se uji nga sistemet e furnizimit me ujë të fshatit në këto katër vendbanimet është bakteriologjikisht i papërshtatshëm për pije dhe mund të përdoret vetëm pasi të zihet (vlohet) në temperaturë të lartë. Kjo vlen derisa analizat e radhës të konfirmojnë se uji nuk është më i dëmtuar bakteriologjikisht. Për momentin ai nuk mund të përdoret për të pirë dhe gatuar në shtëpi”, njoftojnë nga Qendra e Shëndetit Publik Manastir.

TV21 vizitoi këto fshatra, por banorët si duket lajmin se në ujin që ata e përdorin ka baktere e dëgjuan nga ne.
Ata të habitur thonë se nuk e kanë as idenë se është bërë analizë bakteriologjike nëpër fshatrat e tyre.

“Ne si banorë të fshatit nuk jemi të njoftuar. Jo jo nga askush. (Ngjitje) Të na njoftojnë institucionet të dimë se çfarë po bëhet”, u shpreh ky banor i fshatit Greshicë.

Edhe në fshatin Leshnicë banorët ishin të pa njoftuar.

“Nuk jemi të informuar për asgjë, as se kanë marr ujë për analiza nuk jemi të informuar si fshat aspak, që ta dimë se çfarë po ndodh. Ketë njoftim e morëm nga ju mediat se uji është i pa pijshëm, ka baktere dhe nuk guxojmë ta pimë. Ne për herën tjetër kërkojmë që me kryesinë e fshatit ose ndonjë prej fshatit të shkojmë të marrim ujë dhe ta dimë se me të vërtetë kanë marrë ujë nga këtu dhe jo pa ditur fshati asgjë”, tha banori.

Ky është një nga rastet e rralla këtë vit që ka ujë të dëmtuar nga sistemet e furnizimit me ujë të fshatrave rural në Kërçovë, krahasuar me vitet e kaluara, kur në shumë fshatra dhe në disa raste uji ishte bakteriologjikisht i dëmtuar dhe shpesh përmbante substanca të tjera të dëmshme, thonë nga instituti.

LAJME TË NGJAJSHME

Filipçe: Nesër arrijnë 100.000 vaksina Pfizer

Press Online

Seancë e improvizuar gjyqësore mbi Vrasjet pa autorë dhe pa plumb

Press Online

Vendi në fazën portokalli, të respektohen masat për mbrojtje

Press Online

Parashikimi i motit

Press Online

Bekteshi: Këtë vit nuk do ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

Press Online

Qeveria e solli vendimin për taksë më të lartë ekologjike

Press Online