KURIOZITETE

Astronomi rus beson se dielli ka “vëllezër e motra”

Observatori Pulkovo në Shën Petërburg është krijuar në vitin 1839.

Për më shumë se dy shekuj ka vrojtuar gjithësinë.

Tani është observatori kryesor i Akademisë Ruse të Shkencave.

Nga ky vend observohen më shumë se 400 yje binare. Këto observime kanë nisur nga drejtori i parë, Vasili Struve, në fillim të shekullit nëntëmbëdhjetë.

Në fund të vitit 2019, një astronom rus ka krijuar teorinë që mund të ndryshojë të menduarin modern për formimin e yjeve.

Në teorinë e publikuar në fillim të vitit 2020 në një revistë shkencore të Rusisë, astronomi Igor Izmailov erdhi në përfundim se yjet shpesh kanë orbita të zgjatura, sesa rrethorë.

“Një yll po rrotullohet rreth tjetrit, aq sa na lejon rezolucioni që ta shohim. Kështu është mënyra e rrotullimit të tij. Deri më tani janë tri yje që jemi duke i monitoruar”.

Aq më e zgjatur orbita, aq më i madh është numri i yjeve brenda saj. Kjo i dha mundësi astronomit Izmailov që të vinte në përfundim se yjet lindin në grupe.

“Nëse një yll binar është i formuar nga retë e gazit, atëherë orbita duhet të jetë rrethore, por me yjet që po monitorojmë nuk ndodh e njëjta gjë”.

Ai beson se orbitat e zgjatura ndodhin për shkak se yjet formohen në grupe. Sipas astronomit rus, yjet gjatë lindjes së tyre ndërveprojnë me njëri-tjetrën.

Në rast se konfirmohet teoria e astronomit rus, mund të ndryshojë krejtësisht të menduarit për origjinën e yjeve, sidomos për modelin e lindjes së tyre.

Kjo do të thotë se Dielli mund të ketë “vëllezër e motra” diku në univers, ndërkaq sipas matjeve galaktike, yje të ngjashme me diellin nuk janë fort larg.

LEXO »  10 arsye përse motra e madhe është gjëja më e vlefshme që keni në jetë!

“Të dhënat tregojnë se Dielli ka lindur në një grup të hapur prej mijëra yjeve. Diku në gjithësi ka vëllezërit dhe motrat. Pasi dielli ka lindur katër miliardë vjet më parë dhe ka evoluar përreth qendrës së galaktikës, tregon se yjet e ngjashme janë në kënde të saj”.

Teleskopi me të cilin punon Izmailov është ndërtuar në Gjermani para Luftës së Dytë Botërore. Do t’i jepej dhuratë astronomit amator, Benito Mussolini, nga diktatori gjerman Adolf Hitler.

Por dhurata kurrë nuk i shkoi diktatorit fashist të Italisë. Teleskopi u mbajt në kuti dhe iu dhurua Bashkimit Sovjetik si reparacion pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk u përdor deri në vitin 1956.

Por astronomia, sipas rusit Izmailov, është shkencë e ngadaltë. Do të duhen edhe dy vjet të tjerë për t’i konfirmuar teoritë e tyre rreth diellit dhe yjeve të ngjashme me të.

Lajme të ngjashme

Digjet makina luksoze e Françeska Jaçes (VIDEO)

PressOnline.mk

Mësime në mal, nxënësja me stil të përkryer për klasat online

PressOnline.mk

Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar

Press Online

Vitet për të janë veç numra, sot ditëlindja e Sinan Vllasaliut

PressOnline.mk

Nuk shkoi në punë për 15 vjet, por fitoi mbi 538 mijë euro

PressOnline.mk

Anxhelina Hadërgjonaj mirëpret muajn prill me një foto të “zjarrtë” (Foto)

PressOnline.mk