TEKNOLOGJI

iPhone i palosshëm është planifikuar të dalë në treg në vitin 2023

Analisti i Apple, Ming-Chi Kuo, me sa duket e di saktësisht se kur do të dalë në treg iPhone i palosshëm, që ishte shumë i përfolur.

Me muaj është spekuluar se Apple po punon në një iPhone të palosshëm.

Analisti i njohur Ming-Chi Kuo, i cili është gjithmonë i pajisur me njohuri të brendshme, tani po nxit thashethemet me detaje të sakta mbi zinxhirin e furnizimit të Apple për këtë projekt.

Siç raporton Macrumors, Kuo specifikon datën për fillimin e shitjes së pajisjes në vitin 2023.

Rezolucioni QHD +

Sipas Kuo, iPhone i palosshëm do të ketë një OLED 8 inç me rezolucion QHD + (3200 x 1800 piksel), transmeton Telegrafi.

Teknologjia ‘Nanowire’

Falë teknologjisë ‘Nanowire’, ekrani 8 inç duhet të jetë në gjendje të ofrojë kontrolle veçanërisht precize.

Apple tashmë ka testuar teknologjinë në HomePod të saj. Teknologjia “Nanowire” thuhet gjithashtu se ofron avantazhe kur ekranet kanë më shumë se vetëm një fishim.

20 milionë kopje në vitin e parë

iPhone i palosshëm do të jetë një hit, thotë Ming-Chi Kuo.

Ai parashikon që për disa vjet të gjitha markat kryesore të telefonave inteligjentë do të ofrojnë pajisje të palosshme.

iPhone i palosshëm pritet të shitet 15 deri në 20 milionë herë vetëm në vitin 2023. /Telegrafi/

LEXO »  Google ndryshon politikën e punës nga shtëpia

Lajme të ngjashme

Këto janë ndryshimet e fundit në Instastoryt

PressOnline.mk

Mësoni pse aeroplanët nuk mbajnë parashutë për udhëtarët!

PressOnline.mk

Apple largon aplikacionin që promovonte festat private gjatë pandemisë

Press Online

FBI-ja arreston njeriun i cili “donte të vriste internetin”

Press Online

Kështu mund ta aktivizoni logon e Apple tek telefoni juaj

Press Online

Sondazhi: Gati dy të tretat e amerikanëve thonë se rrjetet sociale i përçajnë njerëzit

PressOnline.mk