KURIOZITETE

11 fakte marramendës që tregojnë sa i pasur është Bill Gates

Bill dhe Melinda Gates do të divorcohen pas 27 vjetëve martesë. Lajmi për ndarjen e tyre ka ngritur pyetje edhe për ndarjen e pasurisë marramendëse të çiftit.

Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft, është njeriu i katërt më i pasur në botë, me pasuri neto të vlerësuar në 146 miliard dollarë sipas Bloomberg Billionaires Index.

Çifti Gates jeton në shtetin Washington, ku të gjitha pasuritë e grumbulluara gjatë martesës ndahen 50/50 nëse nuk është specifikuar ndryshe në një kontratë paramartesore. Një zëdhënës i Bill Gates refuzoi të komentonte nëse çifti ka firmosur një marrëveshje të tillë.

Në një tjetër divorc miliarderësh të nivelit të lartë në shtetin Washington, atë të themeluesit të Amazon, Jeff Bezzos dhe MacKenzie Bezos më 2019, MacKenzie Bezos mori 25% të aksioneve të Amazon që çifti kishte në bashkëpronësi, baras me rreth 38 miliard dollarë.

Jeff Bezos mbajti aksionet e tjera si dhe interesat e ish-gruas në Washington Post dhe Blue Origin.

Sido që të ndahet pasuria, Bill dhe Melinda do të mbeten ndër njerëzit më të pasur në botë pas divorcit. Më poshtë janë 11 fakte për të kuptuar më mirë pasurinë e madhe të tyre.

1. Bill Gates u bë 41 miliard dollarë më i pasur vetëm vitin e kaluar. Më 4 maj 2020, vlera neto e Gates ishte 105 miliard dollarë.

Ai është rreth 70 miliard dollarë më i pasur se 5 vjet më parë, më 2016.

2. Bazuar në pasurimin e vitit të fundit, Gates fiton përafërsisht 4,630 dollarë në sekondë, sipas llogarive të Business Insider. Kjo do të thotë se për të nuk ia vlen të ndalet e të marrë 100-dollarëshin që i ra përtokë nga xhepi.

LEXO »  Vajza e Lutfi Hazirit "çmend" ndjekësit e saj (Foto)

3. Nëse Gates harxhon 1 milion dollarë në ditë, do t’i duheshin rreth 400 vjet për ta harxhuar pasurinë, sipas llogarive të Business Insider.

Por edhe pse Gates ia lejon vetes luksin – ai ka avion personal dhe një shtëpi me vlerë 125 milion dollarë në Medina, Washington – miliarderi njihet si relativisht kursimtar në shpenzime.

4. Gates është rreth 66% më i pasur se monarkia britanike.

Familja mbretërore britanike kishte një pasuri rreth 88 miliard dollarë më 2017, sipas Forbes.

5. Ndonëse Gates e vuri pasurinë duke themeluar Microsoft bashkë me Paul Allen, më 2019 ai zotëronte vetëm 1.3% të kompanisë – dhe prapë vlen 146 miliard dollarë.

Është e paqartë se çfarë përqindjeje të kompanisë zotëron tani Gates, pasi dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Microsoft në mars 2020.

6. Gates mbetet i katërti në botë nga pasuria edhe pse ka dhuruar të paktën 41 miliard dollarë për bamirësi gjatë viteve.

Gates dhe gruaja e tij themeluan Bill & Melinda Gates Foundation në 2000, i cili tani është fondacioni bamirës privat më i madh në botë dhe fokusohet në varfërinë dhe shëndetësinë në botë. Gates ka dhuruar 35.8 miliard dollarë në formën e aksioneve të Microsoft për Bill & Melinda Gates Foundation, kompaninësipas Forbes. Ata do të mbeten bashkë-kryetarë të Fondacionit edhe pas divorcit.

Më 2010, Gates dhe Warren Buffett — tani i shtati në botë – themeluan The Giving Pledge, një organizatë bamirëse që nxit njerëzit më të pasur në botë të dhurojnë pjesën më të madhe të pasurisë për bamirësi gjatë jetës ose pas vdekjes.

Ai ka investuar edhe 50 milion dollarë në kërkimet për Alzheimer dhe 30 milion të tjerë për të financuar synimin e diagnostikimit më të hershëm të Alzheimerit.

LEXO »  Fundi i martesës së Bill dhe Melinda Gates, çfarë do të ndodhë me pasurinë e tyre?

7. Gates është aq i pasur saqë shpenzimi 1 dollar i amerikanit mesatar është baras me shpenzimin 1.2 milion dollarë nga Gates.

Pasuria neto e një familjeje mesatare amerikane është 121,700 dollarë, sipas të dhënave nga Federal Reserve. Pjesëtimi i 146 miliardëve me 121,700 është baras me rreth 1.2 milion dollarë.

8. Pasuria neto e Gates është më e madhe se GDP e Luksemburgut, Estonisë dhe Bolivisë së bashku.

GDP e Luksemburgut është rreth 71 miliardë dollarë, i Estonisë 31.4 miliardë, i Bolivisë 40.8 miliard dollarë, sipas Bankës Botërore.

9. Gates është më i pasur se më i pasuri i Azisë dhe më i pasuri i Kinës së bashku.

Biznesmeni indian Mukesh Ambani, me 74.7 miliard dollarë, është personi më i pasur i Azisë. Miliarderi i vaksinave dhe ujit të ambalazhuar Zhong Shanshan, me 66.3 miliard dollarë, është më i pasuri i Kinës, sipas Bloomberg’s Billionaires Index.

10. Gates mund t’i japë çdo personi në planet 15 dollarë dhe prapë do t’i mbeteshin 28 miliard.

Popullsia e botës është 7,874,758,042 në maj 2021.

11. Sipas Social Security Administration, amerikani mesatar me diplomë universiteti fiton rreth 2.2 milion dollarë gjatë jetës së tij. Gates e fiton atë shumë për pak më tepër se 28 minuta.

Sipas SSA, amerikania mesatare me diplomë universiteti fiton 1.3 milion dollarë gjatë jetës së saj.

Bazuar në fitimin e tij prej 41 miliard dollarësh vitin e kaluar, Gates fiton rreth 78,006 dollarë në minutë, sipas llogarive të Business Insider.

Lajme të ngjashme

Kutia mbretërore e çokollatave nga viti 1900 gjendet në helmetën e luftës

Press Online

Nike krijon atlete për persona pa duar dhe për ata me nevoja të veçanta

Press Online

Theu masat COVID, policia norvegjeze nuk kursen kryeministren, i vendosin gjobë

PressOnline.mk

Mësime në mal, nxënësja me stil të përkryer për klasat online

PressOnline.mk

Vëllai i reperes së njohur kosovare dënohet me burgim në Zvicër

PressOnline.mk

Vajza e Lutfi Hazirit “çmend” ndjekësit e saj (Foto)

PressOnline.mk