MAQEDONI

Eksportet me Maqedoninë e Veriut u rritën me 300 milionë lekë

Të dhënat treguan se veçanërisht ai i frutave dhe perimeve, realizoi rreth 10,4 miliardë lekë ose 84 milionë euro vlerë shitjesh në tregjet jashtë vendit. Foto:Flickr

Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje përgjatë 3 muajve të parë të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-mars u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë gati 2 miliardë lekë.

INSTAT bën të ditur se eksportet krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019 shënuan rritje me rreth 300 milionë lekë.

Ndryshe nga eksportet gjatë tre muajve të parë të këtij viti importet shënuan rënie me rreth 300 milionë lekë. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 1.5 miliardë lekëve kundrejt 1.8 miliardë lekëve që ishin në 3-mujorin e parë të 2020-s.

Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet e freskëta, prodhime brumi etj.

Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011, tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore./Burimi:Ata

LEXO »  Filipçe: Kemi pasqyrë klinike të COVID-19 më ndryshe nga e kaluara

Lajme të ngjashme

Shënon ulje numri i të infektuarve me Kovid-19 për 37,2%, krahasuar me një javë më parë

PressOnline.mk

Përmes bashkëpunimit ushtarak deri te vaksinat e Kinës

Press Online

Këshilli i Evropës: Liria e shtypit është thelbësore në kushte krize

Press Online

Pas Berlinit, Osmani e vazhdon turneun diplomatik në Kopenhagë dhe Stokholm

PressOnline.mk

Greqia hap kufijtë me Maqedoninë e Veriut gjatë sezonit turistik

PressOnline.mk

Sot e 73 vite më parë lindi intelektuali dhe politikani me përmasa kombëtare, Arbën Xhaferi

Press Online