BOTA

Heroi i panjohur u hodh nga 25 m lart në ujë dhe shpëtoi foshnjen, që ra nga makina

Maryland – Vajza 23-muajshe e cila rrëshkiti nga një makinë dhe ra në ujë nga një urë mbi 25 m lart të dielën, pas një përplasjeje të shumë automjeteve në Ocean City, Maryland, pritet të shërohet plotësisht falë një “heroi të heshtur” i cili u hodhnë ujë për të shpëtuar fëmijën, thanë autoritetet të hënën.

Tetë persona u dërguan në spitale të dielën pasi përplasja në urën Route 90 bëri që një makinë të mbetej sipër parmakëve, thanë autoritetet.

Të tetë të plagosurit dolën nga spitalet dhe duken mirë, i tha të hënën CNN, një sjarrfikës dhe mjek, Ryan Whitington i Departamentit të Zjarrit.

Zjarrfikësi Whitington tha se njeriu që shpëtoi vogëlushin vendosi të mbetej i panjohur publikisht. Departamenti i zjarrfikësve po e quan atë “heroin e përulur” për shpëtimin e tij.

Ky burrë po ngiste makinën mbi urë kur edhe dhe makina e tij u përfshi në atë përplasje, tha zjarrfikësi.

Shoferët po tregonin me gisht poshtë Gjirit Assawoman diçka, kur ai pa vajzën të shtrirë në ujë, me fytyrë poshtë.

“Ai menjëhërë u hodh në veprim”, tha zjarrfikësi Whitington, duke shtuar se uji në atë zonë është rreth 5 metra i thellë dhe kërcimi ishte nga më shumë se 25 metra lart.

“Ai shpëtoi një fëmijë 23 muajshe. Nuk ka asnjë dyshim në mendjen tonë se nëse ai nuk do të kishte bërë atë që bëri, sot do të kishim një titull ndryshe të kësaj historie,” tha Whitington.

Vajza dhe ai u shpëtuan nga anije në gji, tha Whitington për CNN.

Shtatë persona u dërguan nga toka në spitalet lokale ndërsa fëmija u dërgua me helikopter në Spitalin e Fëmijëve Johns Hopkins. Atoritetet tani po hetojnë shkakun e rrëzimit, tha Departamenti i Zjarrfikësve

LEXO »  Shembet një ndërtesë në Turqi

Lajme të ngjashme

Fajon: Ideja e vendosjes së kufijve të rinj në Ballkanin Perëndimor, jashtëzakonisht e rrezikshme

PressOnline.mk

Kështu bëjnë iftar kirurgët, derisa ndodhen në sallën e operimit!

PressOnline.mk

Gjatë verës amerikanët mund t’iu kthehen udhëtimeve në Evropë

PressOnline.mk

Lirohen masat, rezervimet në restorantet në Angli rriten për 97 për qind

PressOnline.mk

Liderët botërorë kërkojnë marrëveshje për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme

Press Online

Del harta se ku mund të bjerë raketa kineze, Maqedonia dhe Shqipëria brenda saj

PressOnline.mk