MAQEDONI

Maqedoni, për një javë shërohen mbi 4 mijë pacientë

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik gjatë periudhës 26 prill – 2 maj, janë testuar 14.975 materiale në laboratore me ulje prej 17.6% në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 2.076 raste të reja me 35 qytete, që është 39.7% më pak se java e kaluar.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë në Shkup (857), ndërsa përqindja e rezultimit pozitiv është nga 9.6% deri në 17.7%, mesatarisht 13.1% që është për 4.9% më pak se java e kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë të prekur nga COVID-19 gjatë kësaj periudhe janë të moshuarit mbi 60 vjet (781), mosha 50-59 (348), mosha 40-49 (333), 30-39 (323) dhe 20-29 (172). Numër më i vogël ka te fëmijë 0-9 (33) dhe fëmijët e moshës 10-19 (85).

Gjatë kësaj periudhe 4.012 persona janë shëruar dhe po ashtu janë regjistruar 167 raste të vdekjes në 22 qytete, që është për 20.9% më pak se java e kaluar. Prej pacientëve të vdekur, 150 janë mbi 60 vjet, 15 persona janë të moshës 50-59 dhe nga 1 person nga moshat 30-39 dhe 40-49./Telegrafi/

LEXO »  Qeveria me program të ri për buxhetin e komunave

Lajme të ngjashme

Probleme me kollën dhe frymëmarrjen? Zbuloni kurat natyrale

PressOnline.mk

MSH: Vmro të mos shpërndajë gënjeshtra, në laboratorët ka edhe teste PCR

PressOnline.mk

Anulohet monopoli i tregut postar, interes për licenca të reja

Press Online

Në bazë të gjendjes epidemiologjike do të vendosen masat pas 20 prillit

PressOnline.mk

S’ka organizim të dasmave deri më 15 maj

PressOnline.mk

Zaev për përvjetorin e NATO-s: Krenari dhe sukses kombëtar është anëtarësimi në NATO

Press Online