MAQEDONI

Protestë kundër qëndrimit të presidenti Pendarovskit për “27 prillin”

Një grup protestuesish të udhëhequr nga vëllai i El Chekës, Blerim Ahmedi, janë mbledhur para presidencës, për të shprehur revoltë ndaj qëndrimit të presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se mendon që të dënuarit për 27 prillin në Kuvend, nuk janë terroristë dhe duhet të ketë rigjykim për ata. Protestuesit shprehën revoltë edhe ndaj kreut të BDI-së Ali Ahmeti i cili kishte qëndrim të ngjashëm me presidentin. Sipas protestuesve, presidenti Pendarovski del në mbrojtje vetëm të të burgosurve maqedonas, ndërsa nuk ka shprehur asnjë qëndrim për të dënuarit shqiptarë në rastet e montuara politike. Në fund protestuesit dogjën edhe pamfletet me fotografi të presidentit Pendarovski, kryeministrit Zoran Zaev, kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Për djegien e fotografive Blerim Ahmedi u shoqërua në polici.

LEXO »  Zaev: Lajmet e rreme janë të tmerrshme dhe ne duhet t’i luftojmë ato

Lajme të ngjashme

ASH-AAA: Skandaloz kundërshtimi i ndryshimeve ligjore për shtetësi nga MPB-ja

Press Online

Hasani : Vaksinat janë të sigurta, nuk ka dyshime

PressOnline.mk

Procedurë kundër dy personave nga Radovishi, përdorën PCR teste të rrejshme në aeroportin e Shkupit

PressOnline.mk

NP higjena komunale – Shkup filloi me pastrimin e deponisë së madhe të egër në Draçevë

PressOnline.mk

Zaevi sot në takim me inspektorët e ISHT, do të diskutojë për shkarkimin e Paunovskit

PressOnline.mk

Arrestohet në Kosovë i dënuari për rastin “Monstra”

Press Online