UDHËTIME

‘Qyteti i artë i humbur’ zbulohet nën rërë, Egjipti synon të ringjallë turizmin

Zbulimi i një “qyteti të artë” 3.000 vjeçar, i cili ishte “humbur” në rërat e Egjiptit, konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha arkeologjike që nga varri i Tutankhamunit.

Egjiptologu i famshëm, Zahi Hawass, ka njoftuar lidhur ,e zbulimin e një “qyteti të artë të humbur” në afërsi të Luxorit. Ai tha se është qyteti më i madh antik i njohur si Athina, i cili u gjet ndonjëherë në Egjipt.

Qyteti u gjet disa javë pasi filluan gërmimet në shtator 2020 dhe daton që nga mbretërimi i Amenhotep III, një nga faraonët më të fuqishëm egjiptianë, i cili sundoi midis viteve 1391 dhe 1353 para Krishtit.

(Foto: Screenshot/AfricaNews)

Qyteti vazhdoi të përdorej nga faraonët Ay dhe Tutankhamun, varri i të cilëve u gjet pothuajse i paprekur në Luginën e Mbretërve në vitin 1922.

“Zbulimi i qytetit të humbur është zbulimi i dytë më i rëndësishëm arkeologjik pas varrit të Tutankhamunit”, ka theksuar Betsy Bryan, një profesoreshë e Egjiptologjisë në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore të SHBA-ve.

Sipas saj, ky qytet do të sigurojë një pasqyrë të jetës së egjiptianëve të lashtë në një kohë kur perandoria ishte më e pasura.

(Foto: VOA)

Arkeologët kanë gjetur shumë bizhuteri, pjata me ngjyra, tulla me vulën e Amenhotep III dhe shumëçka tjetër.

Pasi filluan gërmimet pranë Luginës së Mbretërve, 500 kilometra nga Kajro, tullat shpejt filluan të shfaqeshin në të gjitha drejtimet. Qyteti është ruajtur mirë, ka mure pothuajse të plota dhe dhomat janë të mbushura me mjete për përdorim të përditshëm. Disa muaj më vonë, u shfaqën pjesë të vendbanimit, duke përfshirë një rreth administrativ dhe një furrë buke.

Arkeologët po vazhdojnë punën e tyre dhe presin të gjejnë varre të paprekura të mbushura me thesare.

(Foto: Screenshot/AfricaNews)

LEXO »  Kjo do të jetë pasaporta më e vlefshme në botë pas pandemisë

Lajme të ngjashme

Pse Moska është qyteti perfekt për një pushim dimëror?

Press Online

Rregullat për udhëtimet verore në BE

Press Online

Mali i Zi: Turistët të cilët do të infektohen me koronavirus do të mjekohen në llogari të shtetit

Press Online

Kjo do të jetë pasaporta më e vlefshme në botë pas pandemisë

Press Online

Shtatë kuriozitete për Zanzibarin

Press Online