MAQEDONI

Sela: Partit shqiptare në qeveri nuk na mbështesin për gjuhën shqipe për shtetësinë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela mbrëmë në emisionin “Klan Debat” ka shpalosur detaje nga ngërçi rreth ligjit për shtetësi.

Ai tha se Qeveria kundërshton propozimin e tyre që aplikuesit përveç gjuhës maqedonase, të kenë mundësi që të fitojnë shtetësinë edhe me gjuhën shqipe.

Në këto bisedime, Sela tha se nuk ka mbështetjen e partive shqiptare në Qeveri.

“Fatkeqësisht partnerët shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë, të paktën nuk e kundërshtojnë kryeministrin kur unë bëj betejë për gjuhën, te ai neni 7 pika e gjashtë të Ligjit për nënshtetësi në të cilën tani thotë se aplikuesit që e marrin me natyralizim shtetësinë do të duhet ta njohë gjuhën maqedone.

Neve kemi propozuar që ta njohin njërën nga gjuhët zyrtare. Tani e fundit kemi dërguar një definicion tjetër, të njohi gjuhën maqedonase ose gjuhën që e flasin 20% e qytetarëve në kllapa gjuhën shqipe.

Dhe fatkeqësisht ne si opozitë shqiptare kemi ngelë vetëm dhe një moment ju kam thënë urdhëroni bëni dhe ju punën tuaj”, deklaroi Sela.

LEXO »  Fetahu: Kjo festë e madhe është simbol i kryerjes së amanetit të besuar nga Zoti

Lajme të ngjashme

DAP: Dorëzimi i kërkesave për pagat e punëtorëve më së voni deri më 30 prill

PressOnline.mk

Masat e reja nuk parashikojnë mbylljen e kufijve

PressOnline.mk

Varhelyi nesër viziton Shkupin, arrijnë vaksinat e para të siguruara nga BE

PressOnline.mk

Partitë shqiptare akuzojnë Micovskin: Përdor regjistrimin për politikë ditore

PressOnline.mk

Harrohet muri ndarës në rrugën industriale në Tetovë

PressOnline.mk

Negociatat Shkup-Sofje, Buçkovski: Pas zgjedhjeve racionaliteti do të jetë më i fuqishëm

Press Online