SHOWBIZ

Soni tregon për raportin që ka me Flori Mumajesin

“Versioni im” është kënga që solli në vëmendjen e publikut këngëtaren Soni Malaj. Kjo e fundit gjatë intervistës në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi theksoi se askush nuk e dinte që do merrte pjesë në Kënga Magjike.

Bashkëpunimi me Flori Mumajesin është përfolur shumë, pasi ata rikthehen pas 10 vitesh.

Soni tha se e vlerësonte jashtëzakonisht shumë gjithë punën dhe vëmendjen profesionale të Florit në këtë moment të vështirë të jetës së tij, pasi ka humbur njërin nga prindërit.

Ndër të tjera theksoi se gjatë kësaj kohe kanë qenë miq pavarësisht se nuk e kanë bërë publike.

“Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike. Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin. Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq. Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal. Ka lënë dhimbjen e tij mënjëanë për t’mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur”.

LEXO »  Me një pozë joshëse Enca shprehet: Dua të jetojë në Dubai (Foto)

Lajme të ngjashme

Tayna provokon Kinën nga Maldivet me një foto të nxehtë: Raketa ka rënë këtu

PressOnline.mk

Rita Ora mahnitet me muralin e saj në Ferizaj

PressOnline.mk

Dafina Zeqiri ndryshon stilin e flokëve

Press Online

Këngëtari kosovar që erdhi nga Zvicra e quan idiot e të pashkolluar policin kosovar

PressOnline.mk

Dafina Zeqiri publikon foto intime me të dashurin në ditën e të dashuruarve

Press Online

Këngëtarja serbe i propozon martesë publikisht Bill Gates (Foto)

PressOnline.mk