RAJON

Basha heq opsionin e protestave: Për momentin prioriteti ynë është…

Në takimin me kandidatët për deputetë që kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi mbrëmjen e sotme ka pasur kërkesa dhe për protesta, pasi PS fitoi zgjedhjet, ndërkohë që rezultati nuk është pranuar nga opozita. Ka qenë Mark Marku, i cili e fitoi në fakt mandatin në Lezhë që ka kërkuar protesta.

“Qytetarët janë lodhur me procedura ligjore, me këto të merren ekspertët. Ne duhet të protestojmë, që t’u tregojmë njerëzve që do e mbrojmë votën e tyre”, mësohet të ketë thënë Marku.

Në përgjigje të kësaj, kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se nuk është kjo koha për protesta, megjithëse për të është gjëja më e thjeshtë. Ai ka theksuar se prioritet është vetëdijësimi i njerëzve për atë që ka ndodhur me zgjedhjet e 25 prillit.

“Gjëja më e thjeshtë për mua është të thërras protesta. Por po pas kësaj? Jo, sepse nuk është kjo koha. Prioriteti ynë është të vetëdijësojmë njerëzit për masakrën elektorale që edhe protesta të ketë kuptim”, citohet të ketë thënë kreu i PD Lulzim Basha.

LEXO »  Frikë në Beograd, kamioni me raketa përmbyset në rrugë

Lajme të ngjashme

Në Mal të Zi, protestuesit hipin mbi veturën zyrtare ku ishte vajza e kryeministrit

PressOnline.mk

Albin Kurti e prezanton deputeten e PDK-së që sot kaloi në VV

Press Online

Burri i Gërvalla Schwarz denoncon racizmin në sulmet ndaj gruas së tij

PressOnline.mk

Identiteti kulturor i Shqiptarëve në Serbi dhe rreziku i ndryshimit?

Press Online

Ish-ushtari amerikan bëhet me banesë të re, falë Halil Kastratit!

PressOnline.mk

Sezoni turistik, Rama: Asnjë kusht apo pengesë për këdo që vjen në Shqipëri

PressOnline.mk