KULTURË

Kurora 150 vjet e vjetër në ankandin e “Sotheby’s”

Një tiara (kurorë me xhevahire – v.j.), e përcjellë ndër breza nga familja mbretërore e Italisë, do të jetë një nga bukuritë në ankandin e stolive të shtëpisë “Sotheby” në Gjenevë, që mbahet javën e ardhshme.

E datuar nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të, kjo tiarë ishte dhuratë për Maria Vittoria dal Pozzo gjatë martesës së saj më 1867 me Amadeon I të Savojës, më vonë mbret i Spanjës.

Tiara paraqet motive të holla të përshkuara nga diamante dhe perla natyrore dhe shitet me një çmim të përllogaritur nga 1 deri në 1.5 milionë dollarë.

“Është një copëz e vërtetë, e bukur dhe historike, që ka mbetur në Shtëpinë e Savojës për më shumë se 150 vjet”, ka thënë Benoit Repellin, kryesues i shitjes së stolive shkëlqimplota në “Sotheby”.

Shitja e 11 majit do të shpalosë edhe diamante të mëdha dhe gurë të çmueshëm me ngjyra, përfshirë edhe një safir të vitit 1930, si dhe një karficë diamanti që përbën safirin më të madh nga Kashmiri që është shfaqur ndonjëherë në një ankand – një perlë vezake 55.19 karatë – ashtu sikundër edhe një safir tjetër kashmiras që peshon 25.97 karatë.

E vlerësuar se do të mbledhë nga 2 deri në 3 milionë dollarë, ai i takonte trashëgimtares së një fabrike, ka thënë Olivier Wagner, drejtor i departamentit të stolive në “Sotheby”.

Safirët e Kashmirit janë të kërkuar që prej kur u zbuluan në fund të shekullit të 19-të dhe minierat u qëmtuan rreth 20 vjet, ka thënë ai për “Reuters”.

“E vetmja mënyrë për t’i gjetur ata është t’i blesh në ankand”, ka thënë ai.

Fotolegjenda: Një zyrtare e stafit në “Sotheby” mban një tiara me diamante, e cila është përcjellë ndër breza në familjen mbretërore italiane. Ankandi do të mbahet gjatë javës së ardhshme në Gjenevë

LAJME TË NGJAJSHME

PËRURIMI I “KOSOVËS – HISTORI E SHKURTËR” NË LEZHË TE VEND-VARRIMI I HEROIT KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU

Press Online

Së shpejti lansohet filmi i grupit “BLACKPINK”

Press Online

DINASTIA E NEMANJAJVE DHE RASHA – PJESË E TRASHËGIMISË ILIRE-DARDANE

Press Online

Cardi B do të rikthehet në filmin “Fast and Furious 10”

Press Online

Buxhovi plotëson faqen elektronike me libra të tjerë falas

Press Online

Megan Fox protagoniste e filmit horror “Till Death”

Press Online