DOSJE

Zbulohet koka 2000-vjeçare e Perandorit të parë të Romës

Koka 2000-vjeçare e një statuje prej mermeri e Perandorit të parë të Romës, Augustus, u zbulua në Isernia, një qytet në krahinën e Molizes në Itali. Arkeologu Francesco Giancola ishte personi i cili bëri zbulimin e jashtëzakonshëm, teksa po punonte aty për të restauruar muret mesjetare të qytetit, të shkatërruara nga një rrebesh shiu i vitit 2013.

“E kuptova menjëherë që ishte koka e statujës së Perandorit Augustus, për shkak të modelit të flokëve dhe formës”, tha ai për CNN.

Sipas arkeologëve, statuja duhet të ketë qenë rreth 2 metra e lartë dhe është bërë me të njëjtin lloj mermeri që është përdorur në epokën e Rilindjes. Koka 35 centimetra e lartë mendohet të jetë krijuar diku në periudhën e vitit 20 para erës sonë dhe vitit 10 pas erës sonë, sipas Maria Diletta Colombo, arkeologe italiane. “Është një statujë e rëndësishme, por nuk e dimë si ka përfunduar aty”, tha ajo për CNN. “Mund të ketë qenë vendosur në ndonjë tempull kushtuar kultit të familjes perandorake, ose në ndonjë forum”./A2CNN

LAJME TË NGJAJSHME

Tempo (1942) / Ja përse shqiptarët e Kosovës janë autoktonë – Shpjegimi i gjuhëtarit italian Carlo Tagliavini

Press Online

Konica, Princ Vidit: Mbaji larg hajdutët dhe intrigantët

Press Online

Pse në lekët shqiptar nuk ka asnjë femër?

Press Online

Revolucioni arvanit i ashtuquajtur grek, ishte vëllavrasje mes shqiptarëve

Press Online

Tri kurorat e Gjergj Kastriotit

Press Online

Historia e familjeve të fisnikëve shqiptarë në Koper të Sllovenisë

Press Online