KULTURË

Letra, Ismail Qemalit: Esat Pasha ishte për “dialog me Serbinë”

“La Gazette de France” ka botuar, të enjten e 20 nëntorit 1913, në ballinë, telegramin ekskluziv të Esat Pashës dërguar asokohe Ismail Qemalit në lidhje me një sulm të organizuar nga krerët shqiptarë ndaj Serbisë, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

Sulmi shqiptar ndaj serbëve. Dëshmia e ofensivës

Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

La Stampa e Beogradit boton një dokument të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një telegram të dërguar nga Esat Pasha për Ismail Qemal beun, kreut të qeverisë së përkohshme shqiptare, në prag të sulmit në territorin serb nga krerët shqiptarë.

Megjithëse dihet që agresioni i kohëve të fundit kundër Serbisë u paramendua dhe u organizua në detaje nga qeveria e përkohshme, dokumenti i botuar sot nga La Stampa sjell një provë vendimtare.

Ky telegram është përgjigjja e Esat Pashës ndaj shkresës së Ismail Qemal beut, në të cilën i ofronte të merrte komandën e njëzet mijë shqiptarëve që ishin nisur për të sulmuar Serbinë.

Teksti, nuk lë vend për asnjë dyshim:

“Ende nuk jemi bërë zotër në shtëpinë tonë dhe ja, ti po përgatit një sulm kundër fqinjit tonë, Serbisë, me të cilën, interesi ynë do të ishte që të jetonim megjithatë, në marrëdhënie të mira.

Unë të shoh me keqardhje, të marrësh këtë përgjegjësi të rëndë.

Sa për mua, nuk pranoj të marr pjesë për vete dhe protestoj energjikisht kundër veprimeve që ti po planifikon dhe që do të kenë pasoja të rënda për ne.”

“Esati”

LAJME TË NGJAJSHME

PËRURIMI I “KOSOVËS – HISTORI E SHKURTËR” NË LEZHË TE VEND-VARRIMI I HEROIT KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU

Press Online

Së shpejti lansohet filmi i grupit “BLACKPINK”

Press Online

DINASTIA E NEMANJAJVE DHE RASHA – PJESË E TRASHËGIMISË ILIRE-DARDANE

Press Online

Cardi B do të rikthehet në filmin “Fast and Furious 10”

Press Online

Buxhovi plotëson faqen elektronike me libra të tjerë falas

Press Online

Megan Fox protagoniste e filmit horror “Till Death”

Press Online