UDHËTIME

Mali i Zi: Turistët të cilët do të infektohen me koronavirus do të mjekohen në llogari të shtetit

Në prag të sezonit turistik në Mal të Zi, po finalizohen protokollet shëndetësore, ndërsa Qeveria ka vendosur që të sigurojë turistë të huaj që do të infektohen me koronavirus gjatë qëndrimit të tyre në vend, për t’u trajtuar në llogari të shtetit.

Ministri malazes për zhvillim ekonomik Jakov Milatoviq në konferencë për shtyp tha se protokollet shëndetësore do të shpërndahen në sektorin e turizmit dhe ambasadat javën e ardhshme dhe do të jenë në gjuhën angleze dhe ruse.

Ministrja malazeze e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq tha se janë përpoqën të thjeshtonin protokollin dhe se turistët do të shpjegohen se si të sillen nëse ndiejnë simptoma të Kovid-19 ose infektohen me Kovid-19, raporton “Vijesti”.

“Qeveria ka vendosur që turistët që sëmuren nga Kovid-19 gjatë qëndrimit të tyre në Malin e Zi dhe do të shtrohen në spital do të trajtohen në kurriz të shtetit”, tha ajo.

Testimi PCR, nëse është i nevojshëm nga turistët që kthehen në vendin e tyre, do të kryhet normalisht në dy mënyra – njëra do të organizohet me ndihmën e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi dhe do të kryhet falas dhe turistët do të jenë në gjendje të të marrë teste dhe në laboratorë privatë.

Të gjithë hotelierët do të ndajnë 10 për qind nga kapaciteti për raste të mundshme të Kovid-19, paralajmëroi Boroviniq Bojoviq.

LAJME TË NGJAJSHME

Qytetet më të shtrenjta në botë për punëtorët e huaj

Press Online

Greqia, Turqia dhe Shqipëria destinacioent më të kërkuara të verës, kushtet për hyrje të ndryshme

Press Online

Fotografi kaloi 210 ditë në Azi duke realizuar fotografi të rralla

Press Online

Lumi Jordan po zhduket ngadalë – është gjithashtu i rrezikshëm për pelegrinët

Press Online

Duket sikur aeroplanët po zhyten në oqean: E frikshme dhe shumë e mrekullueshme – ulja në Aeroportin Mala

Press Online

Rregullat për udhëtimet verore në BE

Press Online