MAQEDONI

Kongresi i LSDM-së mbahet të dielën

Kryetari LSDM-së Zoran Zaev, të dielën personalisht do të propozojë emrin e zëvendësit të tij të ardhshëm në radhët subjektit që drejton. Këtë herë zëvendëskryetare e LSDM-së nuk do të jetë Radmilla Shekerinska e cila kohë më parë njoftoi se do t’u lejë mundësi kuadrove të reja. Kush është i preferuari i Zaevit për të qenë numri dy i partisë nuk dihet akoma. Propozimi i tij do të votohet nga delegatët në Kongresin e të dielës, të 26-in me radhë të partisë, që do të jetë dixhital. Nga LSDM-ja janë shprehur “pro” kuadrove të reja.

Është mirë të ketë kuadro të reja, apo jo? Sigurisht do të zgjidhen më të mirët. Pavarësisht a do të ketë të rinj ose do të vendosen në lojë edhe disa kuadro të vjetra, e rëndësishme është që do të kemi zëvendës që do ta propozojë kryetari dhe do ta zgjedhin delegatët- deklaroi Stefan Vasev, LSDM.
Në Kongres të dielën do të zgjidhet edhe Kryesia qendrore me 120 anëtarë. Kryesia qendrore në mbledhjen e parë të radhës do të zgjedhë Kryesinë ekzekutive dhe katër nënkryetarët e partisë. Nuk dihet cili nga nënkryetarët aktual, Milla Carovska, Kosta Petrov, Oliver Spasovski dhe Muhamet Zekiri, kanë gjasa të rizgjidhen.

Disa nga organet lokale të LSDM-së, kohë më parë ngritën zërin me pakënaqësi dhe njoftuan lista të pavarura të kandidatëve për këshilltarë komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale. Nëse ndryshimet e ardhshme brenda partisë në pushtet mund të rezultojnë në ndryshime eventuale kadrovike edhe në Qeveri, nga LSDM-ja nuk e mohojnë por thonë se është herët të flitet për këtë.

Akoma është herët të flasim për këtë. Për momentin jemi të fokusuar në anëtarët e kryesisë qendrore dhe monitoruese, më vonë edhe në zgjedhjen e nënkryetarëve të cilët do t’i zgjedhë kryesia qendrore dhe kryesia ekzekutive që do të zgjidhet më vonë- tha Stefan Vasev, LSDM.
Në mars, Zaev u rizgjodh kryetar i LSDM-së në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta brendapartiake në garën në të cilën ishte kandidati i vetëm.

LAJME TË NGJAJSHME

Filipçe: Nesër arrijnë 100.000 vaksina Pfizer

Press Online

Seancë e improvizuar gjyqësore mbi Vrasjet pa autorë dhe pa plumb

Press Online

Vendi në fazën portokalli, të respektohen masat për mbrojtje

Press Online

Parashikimi i motit

Press Online

Bekteshi: Këtë vit nuk do ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

Press Online

Qeveria e solli vendimin për taksë më të lartë ekologjike

Press Online