SPORT

Mediat: Zidani ka vendosur për të ardhmen

Trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidan, raportohet se do të largohet nga klubi i Real Madrid kur të përfundojë sezoni aktual. Mediumi spanjoll, “Telemadrid”, ka njoftuar se pa marrë parasysh në qoftë se Zidan fiton La Ligan apo jo, në fund ai do të largohet.

Këtë vendim Zidan e ka planifikuar me muaj dhe në javët e fundit ai ka refuzuar që të flasë për të ardhmen e tij. Në një konferencë për shtyp, francezi konfirmoi se do të marrë një vendim kur të përfundojë sezoni aktual. Lamtumira e Zidanit është për shkak të lodhjes së tij fizike dhe mendore.

Sipas “Telemadrid”, trajneri i madrilenëve shpreson ta përfundojë kohën e tij si trajner i Real Madridit me një titull të ri në kampionat, i cili do të ishte i dyti me radhë dhe i treti për francezin.

LAJME TË NGJAJSHME

Mendy kërkon kontratë të re nga Real Madridi

Press Online

“Maratonisti i Austrisë” dëshiron ta vërë në vështirësi Italinë

Press Online

Shilegov: 100.000 denarë nga Qyteti i Shkupit për atleten rekordere Drita Islami

Press Online

PSG-ja nis kontaktet me Ramosin

Press Online

Sahiti vazhdon kontratën me Hajdukun

Press Online

Lewandowski kërkon ta gjejë mënyrën për ta kaluar Suedinë

Press Online