MAQEDONI

119 të punësuar në Klinikën e Tetovës pa rroga, Petrovski: Askush nuk na sqaron problemin

119 të punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës të cilët kanë qenë të angazhuar gjatë pandemisë, prej katër muajsh nuk kanë marrë pagat për shkak të vonesave në përpilimin e kontratave të reja. Për problemin e tyre takuan edhe dy drejtorët, por pa përgjigje konkrete.

Deri më tani nuk kemi pasur probleme me kontratat tona. Në janar të 2021 kontratat tona nuk e dimë se si kanë përfunduar, ne vazhduam me punë deri më sot dhe neve nuk na është sqaruar se përse kontratat tona nuk janë vazhduar. Ishim në administratë dy herë por askush nuk na dha përgjigje. Katër muaj jemi pa rroga dhe nuk e dimë edhe sa do zgjasë kjo punë. Tre vite nuk kemi pasur asnjë problem. Kërkesa jonë është që të na rregullohen kontratat se ka njerëz me familje në shtëpi dhe varen nga ajo rrogë – tha Sinisha Petrovski, i punësuar që prej tri vitesh në Kirurgji.

Kontratat janë të nënshkruara që në prill, pritet edhe nga drejtori tjetër nënshkrimi. Rroga s`kemi marr që në 31 dhjetor dhe në punë s`kemi shkuar – u shpreh një motër medicinale.

Drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Tetovës tha se të kontratat i ka firmosur dhe pritet nënshkrimi edhe i drejtorit ekonomik.

Kontratat i kanë pasur deri në 31 dhjetor 2020. Ne kemi bë kërkesë në ministrinë e Financave dhe të Shëndetësisë për të marrë pëlqim për të njëjtat që t`iu vazhdohet kontrata diku ka fundi i marsit na kanë ardhur pëlqimet, dhe jemi në fazën e përgatitjes së kontratave, dhe rrogat nuk iu janë lëshuar sepse nuk mund t`iu lëshohen pa pasur kontratë – tha Artan Etemi, Drejtor ekonomik i spitalit klinik.
Nga ministria e Shëndetësisë thonë për Alsat se pas pëlqimit, përpilimi i kontratave më tutje varet nga administrata e Spitalit.

LAJME TË NGJAJSHME

Komuna e Çairit me aksion për dhurimin e gjakut

Press Online

Ademi realizoi takim online me kolegun e tij portugez Luis Santos

Press Online

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Press Online

Osmani-Linde: RMV tregon seriozitet të lartë në marrëdhëniet ndërkombëtare

Press Online

Maqedonia e Veriut me OSBE-në do të kryesojë në vitin 2023

Press Online

Mbi 400 mijë doza të vaksinave janë aplikuar në Maqedoninë e Veriut

Press Online