SPORT

Beker, portieri i parë që shënon gol te Liverpulli

Alison Beker, është portieri i parë në historikun e skuadrës së Liverpullit, që ka shënuar gol për skuadrën angleze. Me këtë rast braziliani, shënoi golin e parë në karrierën e tij dhe golin e fitores në sfidën ndaj Uest Bromuiç Albionit, e cila u mbyll me rezultat 2-1.

Me këtë fitore, skuadra e Liverpullit sërisht futet në garë për pozitën që siguron kualifkimin në Ligën e Kampionëve, në sezonin e ardhshëm.

“Qëllimi ishte që të futem në zonë e rrezikut dhe të ndihmojë kolegët e mi. Mirëpo atje askush nuk më përcolli dhe kisha fat që topi erdhi drejt meje dhe arrita të drejtojë në rrjetë,” tha mes tjerash Beker.

Liverpulli është në pozitën e 5-të, me një pikë më pak se Çellsi në pozitën e katërt, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të sezonit në Premierligën e Anglisë

LAJME TË NGJAJSHME

Qeveria britanike pajtohet që të lejojë 60 mijë tifozë në “Wembley”

Press Online

UEFA nuk ka plan për lëvizjen e gjysmëfinaleve dhe finales nga “Wembly”

Press Online

Angelovski largohet nga Maqedonia

Press Online

Zvicra në fazën nokaut të Euro 2020

Press Online

EURO 2020 | Holanda me tjetër fitore bindëse, Maqedonia largohet pa pikë të fituar

Press Online

City ka bërë ofertë zyrtare për Harry Kanen

Press Online