MAQEDONI

Pendarovski: Procesi i bisedimeve nuk guxon të ngarkohet me kundërthënie historike

Shkup, 17 maj – Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, në Bërdo të Kranjit, në të cilin theksoi se edhe ky takim e konfirmoi detyrën strategjike, e kjo është integrimi i plotë i të gjitha shteteve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Siç njoftoi Kabineti i Pendarovskit, duke u përqendruar në dinamikën aktuale në procesin e zgjerimit të Bashkimit, ai theksoi se ritmi i zgjerimit është në krizë evidente. Njëherësh, bëri të ditur se në kontekst të lëvizjeve aktuale gjeopolitike, kjo çështje merr rëndësi edhe më të madhe në kontekst të lëvizjeve aktuale gjeopolitike, kjo çështje merr edhe një rëndësi më të madhe për stabilitetin dhe zhvillimin si të rajonit, ashtu edhe të vetë Bashkimit.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin për mosndryshimin e kufijve dhe nevojën e dialogut për të gjitha pyetjet e hapura në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.

Pandemia e Kovid-19, vlerësoi Presidenti Pendarovski, i ashpërsoi problemet tashmë ekzistuese me varfërinë, papunësinë e të rinjve, emigrimin masiv, veçanërisht të kuadrit të ri të trajnuar dhe edukuar të ri. Sipas disa vlerësimeve, tha presidenti Pendarovski, vendeve do t’u nevojiten një deri dy vite që të kthehen në nivelin e aktivitetit ekonomik prej para fillimit të pandemisë. Në këtë kontekst, është me rëndësi kruciale të fillojnë bisedimet aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Në këtë rrugë, bëhet e ditur, është absolutisht e qartë se çështjet historike nuk kanë asgjë të përbashkët me procesin e integrimit evropian. Dështimet eventuale në atë rrugë do ta rrënojnë në mënyrë plotësuese besueshmërinë e Bashkimit Evropiane dhe ndikimin e tij në rajonin.

LEXO »  A do të shtrenjtohet çmimi i rrymës në Maqedoninë e Veriut, flet zv.ministri i financave

“Ishte i pandarë mendimi, praktikisht kjo është edhe në njërin prej konstatimeve të Deklaratës që sapo e miratuam se zgjerimi evropian drejt Ballkanit Perëndimor është në ngecje për arsye të ndryshme dhe ato arsye nuk janë vetëm në rajonin, ka një pjesë të mirë të tyre edhe në Bruksel, mirëpo është fakt se nevojitet nxitje e re e eurointegrimeve. Në të kundërtën, disa modele të tjera alternative të sundimit dhe disa organizata të tjera rajonale që nuk janë nga kontinenti evropian do të përfitojnë në rëndësi. Lidhur me problemin tonë në integrimet ishte i ndarë mendimi se procesi i eurointegrimit, në përgjithësi procesi i bisedimeve nuk guxon të ngarkohet fare me kontroversat historike, se problemet dhe interpretimet historike të ngjarjeve historike nuk kanë thjeshtë asgjë të përbashkët me integrimet euroatlantike dhe me vlerat që anëtaret në ato organizata i respektojnë”, tha presidenti Pendarovski.

Ai theksoi se, siç bën të ditur, në periudhën e ardhshme disa pjesëmarrës nga pjesëmarrësit veçanërisht dy presidentët, e Kroacisë dhe Sllovenisë, u angazhuan që në kuadër të Bashkimit Evropian të tentojnë me iniciativa të tyre t’i japin nxitje të re në këtë kontest mes nesh dhe Republikës së Bullgarisë.

“Shpresojmë se në gjashtë muajt e ardhshëm qëkur edhe Sllovenia do të marrë përsipër presidencën e Bashkimit Evropian, në këtë drejtim do të shënojmë një lëvizje të caktuar përpara. Qëndrimi im ishte se Bashkimi Evropian nuk duhet të frikësohet fare nga integrimi i Ballkanit Perëndimor, të themi për ndonjë lloj të arsyeve ekonomike ose sociale, për shkak se të gjithë ne së bashku, gjithsej gjashtë ekonomi të Ballkanit Perëndimor, nuk jemi as më shumë se një për qind e GDP-së së Bashkimit Evropian me 18 milionë njerëzit tanë në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, kështu që nëse Bashkimi Evropian, ndërsa Komisioni në këtë qëndrim e thotë pikërisht këtë, dëshiron të jetë lojtar gjeostrategjik dhe gjeopolitik në skenën globale, është e pamundshme të bie pikërisht në këtë provim. Nëse 454 milionë njerëz, qytetarë të Bashkimit Evropiane nuk mund të absorbojnë 18 milionë njerëz që jetojnë në Ballkanin Perëndimor, çfarë të thuhet atëherë për shumë detyra dhe sfida më të vështira që qëndrojnë në botën e sotme dhe para Bashkimit Evropiane”, tha Presidenti Pendarovski.

LEXO »  Ndjehen lëkundje tërmeti në disa qytetet të Maqedonisë

Në raport me kontributin e BE-së në përballjen me pasojat nga pandemia dhe rimëkëmbja ekonomike, Pendarovski shprehu kënaqësi nga Plani i miratuar ekonomik dhe investues të Bashkimit Evropiane dhe vlerësoi se implementimi i tij duhet të jetë me kohë dhe efektiv. Gjithashtu, ai edhe një herë e përsëriti kontributin e Bashkimit në fazën e hershme të krizës shëndetësore përmes materialeve të siguruara mjekësore dhe financa për nevoja emergjente. Krahas kësaj, shprehu kënaqësi nga gjashtëqind mijë vaksinat e siguruara para do kohë për të gjitha shtetet e rajonit përmes instrumentit për solidaritet të BE-së.

Presidenti Pendarovski konstatoi se Evropa duhet të jetë e guximshme në integrimin e rajonit. Barra ekonomike dhe demografike mbi BE-në, sipas Presidentit Pendarovski, do të jetë shumë më i vogël për dallim nga zgjerimet e mëparshme të Bashkimit, por për vendet e rajonit dhe qytetarët e tyre përfitimet nga anëtarësimi i ardhshëm në BE do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme, bëhet e ditur në kumtesën.

LAJME TË NGJAJSHME

Një viktimë dhe katër të infektuar të ri me Kovid-19, bilanci i 24 orëve të fundit

PressOnline.mk

Pollogu i “zhytur” në mbeturina, ministri Nuredini me porosi për krerët e komunave: Mësohuni të tërhiqni fonde

PressOnline.mk

Përdori test PCR të falsifikuar – gjobitet me 2 mijë euro

PressOnline.mk

Stoltenberg: Dyert e NATO-s janë të hapura

PressOnline.mk

Fillon pastrimi i deponisë në afërsi të fshatit Rashçe

PressOnline.mk

MPB: 20 persona kanë shkelur orën policore, 108 gjoba për mosmbajtje të maskës

PressOnline.mk