MAQEDONI

Posedonin armë dhe municion, arrestohen katër persona nga rrethi i Tetovës

Më 16.05.2021 në orën 00.50 në vendin e quajtur “Tre ujërat”, në atar të fshatit Breznë të Tetovës, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria katër persona të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje.

“Janë privuar nga liria personat B.B. (30), A.S. (20), I. R. (22) , të tre nga fshati Sllatinë e Tetovës dhe B.E. (36) nga fshati Neproshten i Tetovë, për arsye se tek ta është gjetur një pushkë gjuetie “Ata” me 30 copë municion, një ,,Karabinë Sava Sars” me tre fishekë kalibër 8.57 mm, pistoletë ,,Glok“ dhe kornizë me 16 fishekë të kalibrit 9 mm, për të cilat nuk kishin leje adekuate, si dhe thikë gjahu dhe një automjet “Shkoda Felicia” pa targa.

Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin e policisë Tetovë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të ngritën padi adekuate”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

LAJME TË NGJAJSHME

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Press Online

Osmani-Linde: RMV tregon seriozitet të lartë në marrëdhëniet ndërkombëtare

Press Online

Maqedonia e Veriut me OSBE-në do të kryesojë në vitin 2023

Press Online

Mbi 400 mijë doza të vaksinave janë aplikuar në Maqedoninë e Veriut

Press Online

Filipçe: Deri në fund të verës mund të fitojmë imunitet kolektiv

Press Online

Filloi Këshilli ministror i BE-së në të cilin vendoset për negociatat me Maqedoninë e Veriut

Press Online