RAJON

Vjosa Osmani përplaset ashpër me Vuçiç, në samitin ‘Brdo-Brijuni’

Siç pritej, takimit të nivelit të lartë të procesit të njohur si ‘Brdo-Brijuni’ në Slloveni nisi ditën e sotme në një atmosferë të elektrizuar dhe sipas gazetës serbe ‘Vecernje Novosti’, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinë Shefik Gjaferoviç e ‘sulmuan’ presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ishte kundër paprekshmërisë së kufijve në rajon.

Sipas pohimeve të burimeve të ‘Novostit’, përplasja filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave, kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm, por presidenti i Serbisë Vuçiç i kundërshtoi ato paraprakisht.

Pas kësaj Osmani dhe Gjaveroviç kanë reaguan ashpër Vuçiçit, duke thënë se Beogradi po i risjellë platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve.

Në takim, i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura, pra pa media, po marrin pjesë edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq, Shefik Gjaferoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

LEXO »  Diaspora ia mësyn vendlindjes për Fitër Bajram

LAJME TË NGJAJSHME

Zgjedhet kryetari i ri i PD-së

PressOnline.mk

Foto e nënës me vajzën e saj 1999 – 2021

PressOnline.mk

Mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës vaksinohen kundër COVID-19

PressOnline.mk

Hoxha: Sa të shpifura janë gratë që postojnë foto me familjen e tyre e jo me burrin, vjehrritë e kunatat

PressOnline.mk

Dy autobusë nga Serbia raportohet se s’u lejuan të hyjnë në Kosovë

Press Online

Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të obliguar marrëveshjen finale me Serbinë

PressOnline.mk