KURIOZITETE

Australiani 111-vjeçar thotë se sekreti i jetëgjatësisë së tij është ngrënia e trurit të pulës

Personi më i vjetër në Australi ka përfshirë të ngrënit e trurit të pulës në mesin e sekreteve për jetëgjatësinë e tij.

Dexter Kruger të hënën ka shënuar 124 ditë që kur mbushi 111 vjet. Ai edhe zyrtarisht është bërë australiani që ka jetuar më së gjati. Ai e kaloi për një ditë veteranin e Luftës së Parë Botërore, Jack Lockett, i cili vdiq në vitin 2002.

Kruger në një intervistë nga shtëpia e kujdesit në Queensland ka thënë se truri i pulës nga ndikuar në jetëgjatësinë e tij.

“Truri i pulës. E dini, pula ka kokë. Dhe aty është truri. Dhe janë të vogël e shumë të shijshëm. Thjeshtë një copë e vogël”, ka thënë Kruger.

I biri i Dexterit, Gregu 74-vjeçar ka thënë se stili i thjeshtë i jetës i babait është arsye për jetën e gjatë të tij.

Menaxherja e shtëpisë së pleqve Melanie Calvert tha se Kruger, i cili po e shkruan autobiografinë e tij, ishte “një nga banorët më të mprehtë në shtëpi”.

LEXO »  Dasma e bujshme, sheiku paguan 50 milion dollar dhe e “mbulon” në diamante nusen 25-vjeçare (VIDEO)

LAJME TË NGJAJSHME

A duhet të kërkojnë leje gjyshërit për të puthur nipat/mbesat e tyre?

PressOnline.mk

Bujku 84 vjeçar që s’kishte dëgjuar kurrë për Youtube bëhet aksidentalisht yll i Youtube

PressOnline.mk

Astronomët zbulojnë një yll 100 herë më të madh se Dielli

PressOnline.mk

Sot “parajsa në tokë”, por si dukeshin Maldivet shumë vite më parë

PressOnline.mk

Moderatorja kosovare ia pren veshin gazetarit në transmetim direkt (Video)

PressOnline.mk

Ky është qyteti më i mirë për të jetuar, sipas “The Economist”

PressOnline.mk